Bashkimi Evropian: Nuk kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, presim përgjigje pozitive
Bashkimi Evropian ende nuk ka datë për mbajtjen e takimit të krizës në mes të Kosovës e Serbisë, por po shpresohet se deri te ky takim do të vie deri në fund të kësaj jave.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar se ftesa e dërguar nga shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell i referohet mbajtjes së takimit për këtë javë dhe se akoma po pritet konfirmimi i palëve në mënyrë që të shpallet koha dhe data e mbajtjes së takimit.
“Kryesorja është të kemi një datë dhe të kemi një kohë për të zhvilluar takimin sepse nuk kemi kohë për të humbur. Dhe tani është vërtetë koha për veprim, jo për biseda dhe spekulime”, ka deklaruar zëdhënësi Stano.
Ai ka porositur se nga Brukseli është thënë mjaft sa i përket pritjeve dhe pasojave të mundshme.
Ndonëse duket se e enjtja ose e premtja konsiderohen data të mundshme të mbajtjes së takimit të krizës, nuk përjashtohet mundësia që edhe nëse liderët vijnë në Bruksel ata të mos zhvillojnë takim të përbashkët por vetëm takime të ndara me Josep Borrell.
Sipas diplomatëve të këtushëm, më e rëndësishme është që ata të vijnë në kryeqendrën evropiane dhe të dëshmojnë gatishmërinë për angazhim se sa forma e këtij takimi të krizës.
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating