Bashkimi Evropian paralajmëron takim mes liderëve të Kosovës e Serbisë
Një takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ka paralajmëruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Takimi, sipas tij, do të kishte në fokus marrëveshjen për të cilën liderët u dakorduan një vit më parë.

“Zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe kërkesat për zyrtarizim shtesë të marrëveshjes, do të duhej të adresoheshin nga liderët gjatë takimit të ardhshëm të Dialogut të nivelit të lartë”, ka thënë zëdhënësi Stano, në një përgjigje me shkrim dërguar medieve.
Edhe ndërmjetësi evropian për dialog, Miroslav Lajçak, mes rreshtash, ka paralajmëruar mundësinë e takimit në nivelin më të lartë politik.
Lajçak e paralajmëroi këtë pas takimit që u mbajt në nivel të kryenegociatorëve e vetëm pak ditë pasi që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi trysni ndaj palëve me qëllim të zbatimit të marrëveshjes.
Ndërsa lidhur me takimin e kryenegociatorëve të mbajtur të martën, zëdhënësi Stano tha se i njëjti ishte i rëndësishëm për të vërtetuar fakte dhe për të sqaruar çështjet e hapura. Stano konfirmoi mbajtjen e takimit tjetër më 25 mars me qëllim që të diskutohen propozimet konkrete për të gjetur një zgjidhje afatshkurtër.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...

Average Rating