
Bashkimi Evropian paralajmëron takim në nivel kryenegociatorësh në Bruksel më 19 mars
Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

Besnik Bislimi, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkoviq i Serbisë, pritet që të takohen më 19 mars, në Bruksel.
Këtë takim e ka konfirmuar edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar sonte pas takimit me kryeministrin Kurti.
“Shpresoj që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së”, tha Escobar, pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti.
Në takimin e së martës në Bruksel pritet të diskutohet për planin e sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për çështjen e dinarit serb.
Më shumë storie
Hagë: Nesër vendimi për aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon rrëzimin e disa pikave
Të mërkurën pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata do të vendosë nëse...
Mediat gjermane: Autokracia në Serbi po lëkundet
"Për më shumë se gjashtë muaj mijëra vetë po protestojnë në Serbi. Ata janë jashtëzakonisht krijues në hartimin e strategjive...
Donalg Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë, të arrihet marrëveshja
Presidenti Trump ka bërë apel për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Ai ka kërkuar lirimin e pengjeve, ndërsa tensioni...
Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE
Deputeti gjerman Johannes Volkmann ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian dhe të...
Donald Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën e Serbinë, duke deklaruar se i kërcënoi të dyja...
NATO vendos të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri më 2035
Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur më 25 qershor në Hagë për të riafirmuar...
Average Rating