
BE i bën thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për zgjedhje
Bashkimi Evropian shprehë keqardhje për faktin se “Lista Serbe” ka ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës.

Në një reagim me shkrim dërguar medieve, Brukseli i bën thirrje “Listës Serbe” që të rishqyrtojë vendimin.
Nëpërmjet të këtij reagimi porositet se demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen, dhe i takon elektoratit serb të Kosovës që të shfrytëzojë të drejtat e veta dhe të shprehë opinionin nëpërmjet kutive të votimit.
BE rikujton se është kritike të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri, e në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar të komunave do të siguronte një qeverisje vendore plotësisht përfaqësuese në veri dhe do të ndihmonte në de-përshkallëzimin e situatës. as Votimet e parapa për zëvendësimin e kryetarëve, është një hap në këtë drejtim”, thuhet në reagim me shkrim nga shërbimi për shtyp i BE-së.
Pranohet gjithashtu se në BE janë marrë parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale.
Në këtë pronocnim porositet gjithashtu se është koha e domosdoshme që të gjithë të kthehen në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe dhe gjyqësorin në veri të Kosovës.
Më shumë storie
Jamie Shea thotë se bashkëpunimi ushtarak Kosovë, Kroaci dhe Shqipëri, inkurajues
Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për RTKlive lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë...
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do...
Elisa Spiropali në Strasburg: Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të...
Reagimet pasi Gjykata Speciale nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait
Gjykata Speciale në Hagë nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të...
SHBA: Rinis dërgimi i ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje...
Volodymyr Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe: I takon Rusisë të bëjë paqe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara...
Average Rating