
BE i reagon presidentes Siljanovska, u betua me emrin e vjetër të shtetit
Bashkimi Evropian ka reaguar menjëherë pas betimit të presidentes së re të Maqedonisë së veriut, ku ajo gjatë ceremonisë së betimit, ka përdorur emrin e vjetër të shtetit.

Bashkimi Evropian nëpërmjet të komunikatës të lëshuar të dielën në mbrëmje, shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.
“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet ne reagimin e BE-së.
Marrëveshja e Prespës e viti 2018, zgjodhi kontestin shumëvjaçar në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Sipas kësaj marrëveshje, Maqedonia ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut. Kjo marrëveshje atëbotë u konsideruar historike dhe e njëjta mundësoi zhbllokimin e proceseve interguese euroatlantike të Maqedonisë së Veriut e cila për 15 vjet ishte peng e kontestit mbi emrin.
Që nga viti 2018, emri kushtetues i shtetit është Maqedonia e Veriut.
Presidentja e parë femër në Maqedoninë e Veriut, Gordana Silanovska-Davkova fitoi në zgjedhjet e 8 majit.
Më shumë storie
Beograd, analistët: Zgjedhjet në Kosovë, sfidë për partitë serbe
Analistët në Beograd vlerësojnë se zgjedhjet parlamentare kanë qenë një sfidë për partitë serbe, të cilat kanë garuar në kushte...
Serbi: Studentët e Beogradit në marshim proteste deri në Novi Sad
Rreth 300 studentë nisën një marsh proteste nga Beogradi drejt Novi Sadit, duke kaluar rreth 80 kilometra për t`u bashkuar...
Mesazhet e Dodikut shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut
Mesazhet me përmbajtje përçarëse ndëretnike, kundër NATO-s dhe kundër BE-së të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, gjatë një...
Pas 27 vitesh zbardhet vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Pas 27 vitesh është zbardhur vrasja e dy shqiptarëve, Haki Avduti dhe Jakup Avduti, në Beograd. Autor i dyshuar i...
Si pasojë e pakënaqësisë me pushtetin, Serbia shkon drejt grevës së përgjithshme
Serbia shkon drejt grevës së përgjithshme si pasojë e pakënaqësisë me pushtetin e Presidentit Aleksandar Vuçiq. Protesta po përfshin grupe...
Turqi: Të paktën 66 të vdekur nga zjarri në provincën Bolu, Turqia shpall ditë zie
Turqia do të mbajë ditë zie të mërkurën për shkak të zjarrit që shpërtheu në një hotel në provincën Bolu,...
Average Rating