BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke e cilësuar vendimin si një hap të rëndësishëm për funksionimin e pandërprerë të transmetuesit publik.
Sipas njoftimit të BE-së, vendimi i qeverisë ka zgjidhur çështjet e financimit të RTK-së për vitin 2025, si dhe ka siguruar vazhdimësinë e punës gjatë muajve të parë të vitit 2026.
“Vendimi i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës sot zgjidhi çështjet e financimit të RTK-së për vitin 2025, duke siguruar gjithashtu funksionimin e pandërprerë të transmetuesit publik në muajt e parë të vitit 2026. Ky është një zhvillim shumë i mirëpritur që i mundëson RTK-së të vazhdojë t’i shërbejë interesit publik”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.
RTK, si transmetues publik, varet nga financimi institucional për të garantuar funksionimin dhe pavarësinë editoriale, ndërsa BE ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e një media publike të qëndrueshme dhe të pavarur.
Më shumë storie
Kauzat e protestave: “Fund tranzicionit”, ”Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re” për Triumfin e Kombit
Nga Skënder Sadri KAPITI Në mbi njëqnd vite Pavarësi Shqipërisë,politikës së Tiranës nuk i ka intersuar seriozisht Çështja kombëtare shqiptare, as...
Libra të rinj
Agim Sulejmani Nuhi Berisha Shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës 2026 Miku dhe kolegu im, mësues në Gjermani, Salih...
Politika e vendimmarrjeve të orës 12 të natës
Nga Skënder Sadri KAPITI Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Hasan Prishtina- shqiptar i madh, frymёzues e kontribues i pashoq nё shёrbim tё Kombit
Nga Skёnder Sadri KAPITI Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes...
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...

Average Rating