Bayern Munich dhe Napoli kanë shënuar fitore prej 2-0 kundër Manchester Cityt respektivisht Villarealit në ndeshjet si vendas.
Ndeshja në fillim ishte tepër e balancuar dhe me shumë pak raste për shënim nga skuadrat. Në minutën e 38 lojtari më në formë i Bavarezëve Mario Gomez pas një tollovie në mbrojtjen e Cityt shënon për epërsinë e parë të klubit të tij në këtë takim.
Në fund të pjesës së parë i njëjti lojtar shënon për 2-0 dhe për fitoren e madhe të Bayernit në këtë takim i cili po vazhdon të shkel gjithçka që gjen përpara.
Napoli në anën tjetër ka vazhduar me formë të mirë në ndeshjet si vendas pasi ka mposhtur Villarealin me rezultat 2-0 me anë të golave të hershme të Hamsik (14′) dhe Cavanit nga penaltia(17′).
Goleada e Old Trafford pa fitues
Manchester United ka barazuar në një ndeshje mëse dramatike në Old Trafford kundër Baselit me rezultat 3-3. Djajtë e filluan shumë mirë takimin ku në minutën e 16-të Giggs pason deri te Welbeck që shënon për 1-0. Një minutë më vonë përsëri Giggs pason përsëri deri te Welbeck që shënon për 2-0.
Në pjesën e dytë u prit të shihet një Manchester edhe më i fortë por ndodhi e kundërta. Në minutën e 58-të Frei shënon për të ngushtuar epërsinë e United ndërsa dy minuta më vonë i njëjti lojtar shënon për të barazuar rezultatin.
Saktësisht 16-të minuta më vonë Old Trafford u shukat i tëri. Alexander Frei e shfrytëzon në gol një penalti për të përmbysur rezultatin e United në mënyrë historike.
Sidoqoftë, United nuk doli pa asnjë pikë nga ky takim pasi në fund të ndeshjes Nani pason deri Young i cili barazon për 3-3 dhe për rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Real Madrid i sigurt
Real Madridi ka shënuar fitoren e dytë rradhazi në Ligën e Kampionëve, këtë herë duke e mposhtur Ajaxin në Santiago Bernabeu me rezultat të pastër prej 3-0. Pas një aksioni perfekt, në minutën e 25-të Ozil pason deri te Benzema i cili me të parën pason deri te Ronaldo që shënon për 1-0.
Në minutën e 41 Ronaldo pason deri te Kaka i cili godet fortë me të majtën e tij për të dyfishuar epërsinë e mbretërve.
Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, lojtari më i mirë padyshim i takimit Kaka pason deri te Benzema i cili shënon për 3-0 dhe për fitoren e dytë rradhazi të Realit në Ligën e Kampionëve pasi në ndeshjen e parë Mbretërit mposhtën Dinamo Zagrebin me rezultat minimal.
Inter rikthehet
Ish-kampioni i Evropës, Interi, ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në transfertë te CSKA Moska me rezultat 3-2, nën kushte të vështira si atmosferike ashtu dhe të lojës së pavendosur deri në momentet e fundit.
Interi e filloi furishëm këtë takim kur Lucio pas vetëm gjashtë minutave lojë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Nerazzurëve në këtë takim.
Interi pos që ka shënuar fitoren e parë në Grupin B, duke shënuar fitoren e parë, ka treguar se nën Claudio Ranierin po tregon shenjat e atij ekipi të vjetër i cili dy sezone më parë e fitoi garën për të cilën po flasim, Ligën e Kampionëve. (pergaditi: Lajmesport)