Belgzim Kamberi: Situata më e rëndë se para nënshkrimit të marrëveshjes në Ohër

Read Time:2 Minute, 19 Second

Takimi i fundit në Bruksel në nivele të larta shtetërore, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, ku u arritën dakordime mbi të pagjeturit, por edhe u paraqit edhe draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, në Kosovë pati reagime të ndryshme, veçmas për dokumentin, draft-statutin për Asociacionin, të cilin ekipi menaxhues e paraqiti në Bruksel.

Kështu, përfaqësuesi i Institutit për Politika Sociale” Musine Kokalari”, Belgzim Kamberi, lidhur me draft-statutin e paraqitur nga ekipi menaxhues tha se në takimin e Brukselit kishim një propozim draft-statuti nga ekipi menaxhues, ndërkaq  propozim-vizioni  nga kryeministri Kurti, i cili përmes një draft-vizioni të tij për Asociacionin, ka paraqitur vizionin për modelin e të drejtave të serbëve të Kosovës, sipas logjikës së vetmenaxhimit.

Lidhur me qëndrimet e palëve dialoguese në BE ndaj draft-statutit i hartuar  nga komisioni, Kamberi tha se ishte i pritur.

Ndërkaq për modelin kroat, Kamberi tha se është i mbështetur mbi kornizën evropiane, që i bie të jetë një model të një autonomie kulturore, që , sipas tij, ky model është diametralisht i kundërt me atë të ekipit menaxhues që ka kërkuar një model të një autonomie të gjerë politike e territoriale, me kompetenca ekzekutive.

“Pra, tani jemi ndërmjet dy modeleve, ku njëri është për një autonomi kulturore e tjetri për një autonomi politike e territoriale”, tha mes tjerash Belgzim Kamberi në “Info Plus”, në RTK.

Kamberi shtoi më tej se për t’i përafruar qëndrimet diametralisht të kundërta, varet nga ndërmjetësit ndërkombëtarë se sa do të mund të jenë konstruktivë e të përkushtuar.

Kamberi shprehu kritika ndaj të deleguarit të BE-së për Dialogun, Mirosllav Lajçak, i cili, për dallim nga Mogherini, e cila për Asociacionin kishte deklaruar se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, tha se draft-statuti i paraqitur së fundi në BE, e vlerësoi si bazë të mirë për të vazhduar më tutje.

Kamberi shfaqi nota kritike për qeveritë e kaluara, por dhe ndaj kësaj të sotmes, për lejimin e veprimit të ekipit menaxhues, në përbërje të anëtarëve serbë, për përpilimin e draft-statutit.

Ai më tutje sqaroi strukturën e Asociacionit, ku disa kompetenca nga komunat i barten Asociacionit, si dhe disa kompetencat e nivelit qendror i kalojnë, po ashtu, që të mund të krijohet një etnitet ku ka kompetencat më të mëdha, sesa komunat, si dhe ngarkohet me kompetencat nga strukturat qeverisëse.

Kamberi u shpreh kritik edhe ndaj opozitës, të cilët, sipas tij, nuk janë aq sa duhet radikalë për ta kundërshtuar procesin, ngase, siç u shpreh ai, në njërën anë e kritikojnë pushtetin për devijimin e dialogut nga njohja në qendër, në Asociacion në qendër, porse në anën tjetër e mbështesin procesin si të tillë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Donika Gërvalla: Ky rajon mjaft e ka një Republikë Serbe, s’ka nevojë për një të dytë
Next post <strong>Vota për Igli Carën, për shërbëtorin e popullit dhe qytetit e që do ua kthejë Bashkinë qytetarëve</strong>