Home » Lajme, Sport » Bernard Challandes pas humbjes: Jam pjesë e Kosovës dhe ndihem i këtij vendi

Bernard Challandes pas humbjes: Jam pjesë e Kosovës dhe ndihem i këtij vendi

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sotme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka marrë të gjithë përgjegjësinë për këtë humbje dhe se është i zhgënjyer.

Challandes po ashtu ka thënë se në pjesën e parë Kosova ka luajtur mirë, por jo edhe në të dytën.

Në fund ai theksoi se është pjesë e Kosovës dhe ndihet i këtij vendi (Kosovës).

“Ishte pa fat ai gol i parë se si u pësua, por ky ishte futbolli. Goli i dytë ishte një ndërprerje mjaft e mirë dhe vendosje shumë e mirë e kundërshtarëve. Ishte një pjesë e parë, por jo mjaft mirë afër zonës dhe në zonë. Kemi luftuar shumë, ishte një ndeshje shumë e vështirë. 2:1 pas pjesës së parë vërtetë ishte vështirë për ne, në pjesë ne dytë u munduam të provokonim kundërshtarin në krahun e majtë, kemi humbur pak në organizimin e ndeshjes. Maqedonia një skuadër shumë e mirë dhe agresive, ju kemi dhënë hapësira për kundërsulme por në fund duhet ta pranojmë këtë humbje. Në pjesën e parë po, nuk isha shumë i kënaqur për shkak të rezultatit, por në mënyrë se si kemi luajtur, se si kemi mbajtur topin por jo në zonë. Kemi pasur disa mundësi për të bërë harkime në zonë, por nuk kemi dhënë harkime të mira edhe pse aksione ishte i mirë. Unë duhet ta pranoj këtë dhe t’i mbroj futbollistët e mi. Po gjithmonë, trajneri është përgjegjës.  Po unë jam personi i duhur për të punuar me këtë skuadër. Jam shumë i zhgënjyer, unë marrë gjithë përgjegjësin, unë jam shumë i lumtur me këtë skuadër, unë jam i këtij vendi”, ka deklaruar Challandes, transmeton Insporti.com.

Autogoli i Benjamin Kolollit (’16) dhe Velkovski (’33) ishin realizatorët për Maqedoninë e Veriut sonte.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të.

Vlen të përmendet se Kosova i humbi edhe dy raste të mira për gol në minutat shtesë të kohës së rregulltë.

Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch