Besëlidhje me Zotin dhe Atdheun!
Dossier:
Këta dy burra në krahun tim janë gjyshërit e mi!
I pari Ibish Shpend Haklaj nga Gashi i Gurit i Malësisë së Gjakovës.
I dyti Binak Hasani (Aga) babai i nënës time nga Krasniqja e Malësisë së Gjakovës.
Ibishi ka qënë mik me Dervish Luzhën “Nderi i Kombit” dhe Rexhep Belin “Ndëri i Kombit”, por ka patur vëlla gishti e shpirti Haxhi Brahimin, (Babë Haxhinë) që Dervish Luzha dhe Rexhep Beli e therrisnin Haxhi Shkelzeni.
“Mali i Shkelzenit” është Sofra e perëndive ku erdhi Sari Salltiku i plagosur nga luftërat e Bosnjës që e deshmojnë vargjet.
Një luftar’ nga lufta vjen
Pika e gjakut ra n’Shkelzen.
Sari Salltiku dishepulli i Haxhi Bektash Veliut themeluesit të Bektashizmit erdhi në fillim të shekullit të 14-të, gjakun e la në Shkelzen, qëndroj në malin e Pashtrikut apo Baba Pashtriku siç e ka pagëzuar rilindasi me përmasa europiane Pjetër Bogdani.
Sari Salltiku erdhi në mal të Krujës në vitin 1325, gjurmët i ka në hyrje të Krujës dhe u vendos në mal të Krujës.
Previdenca hyjnore deshi që ai të shpaloste mrekullitë e veta në Krujën e Moisiut tonë Gjergj Kastriotit, i cili betejën e fundit kundër trupave turke të Ballaban Bashës ku i shpartalloj keqas e bëri në Sari Salltik.
Varri i Sari Salltikut gjëndet në Shen Naum, Ohër.
Binak Hasani (Aga) ka patur vëlla gishti e shpirti Mullah Shiqerin (Hoxhë Tapallin).
Mrekullitë e tij i din Malësia e Gjakovës.
Ibish Shpend Haklaj dhe Binak Aga janë luftëtar të shquar në betejat për liri e pavarësi.
Të dy kanë kontribut të madh në kryengritjet e viteve 1908-1909 -1910-1912.
Ibishi me vëllezërit e vet Arifin, Salihin, Sadrinë, Sokolin, në krah të babait të tij Shpendit e xhaxhait Groshit me të birin Isufin, së bashku me bajraktarët e Gashit Halil dhe Zeqir Brahimin, Adullah Hoxhën, Arif Delinë Sadri e Brahim Bardhin dhe dhjetëra kusherinj të familjes Haklaj e qindra gashianë qëndruan fort në fillim të qershorit të vitit 1910 në kodrat e Haklajve përballë trupave ushtarake të Turqisë të drejtuara nga Turgut Pasha.
Në këtë betejë të ashpër ra deshmori i Atdheut Man Arif Haklaj nipi i Ibishit(djali i vëllait).
Lufta ishte e përgjakshme por Gashianet nuk u thyen.
Kjo qëndresë përshkruhet me vargjet:
“Ku po del kjo flakë e verdhë
Në Gash’ të Gurit si përherë
Gashi i Gurit renda-renda
I ka djemt me nga shtatë zemra”.
Sadri Bardhi të madhe briti
Po ku je Halil Brahimi
Lesho Kushtrimin tek Shpend Zeqiri.
Shpend Zeqir Haklaj është stërgjyshi im , i cili ka qenë drejtues i formacioneve luftarake të Gashit në Ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është plagosur në betejen e Shtimjes me dt 21 prill 1881(dekoruar me medalien e trimerisë).
Në vitin 1908 kishte rënë në fushën e nderit fyt me fyt me xhonturqit në Sukë (Hereç) Deçan deshmori i Atdheut Zmajl Plak Haklaj.
Ibishi dhe Binaku kanë marrë pjesë në çlirimin e Shkupit me forcat e Bajram Currit në gusht të vitit 1912.
Binaku ka mbajtur për një kohë të gjatë në shtëpinë e tij Azem Galicën gjatë lëvizjes kaçake .
Të dy kanë mbështetur mbretin e shqiptarëve Ahmet Zogun në konsolidimin e mbretërisë shqiptare.
Në maj të vitit 1937 kundër forcave të Ethem Totës ra në hyrje të kalasë së Gjirokastrës në mbrojtje të institucioneve deshmori i Atdheut djali i vëllait të Ibishit Rrustem Sadri Haklaj.
Për shkak të aktivitetit të madh patriotik në shërbim të Atdheut me dt 28 nentor të vitit 1937 me rastin e festave të 25 vjetorit të pavarësisë Ibishi dhe Binaku kanë qenë të ftuar nderi nga Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu.
Ibishi dhe Binaku kanë mbështetur fuqishëm luftën nacional çlirimtare për çlirimin nga pushtuesit nazi-fashistë.
Ibishi me dt 10 mars të vitit 1943 është zgjedhur bashkëkryetar me Tahir Hoxhën i Këshillit Antifashisht Nacional Çlirimtar.
Pas çlirimit që të dy Ibishi dhe Binaku kundërshtuan reformën agrare dhe kolektivizimin e bujqësisë, Binaku u shpall kulak nga PPSH ndërsa Ibishin nuk e goditën dot.
Ibishi nuk hoqi dorë asnjëherë nga miqësia me Binakun, e strehoj dhe mbrojti sa mundi Dervish Luzhën nga reprezaljet dhe përndjekjet e sejmenëve të PPSH-së.
Në vitin 1976 forcat e sigurimit e arrestuan në mënyrë të pa besë natën Aliun të birin e Binakut dhe në gjyqin e zhvilluar disa muaj më vonë u denua 14-të vjet për azhitacion e propogandë e sabotim në ekonomi.
Aliu u shpreh atë kohë në sallë të gjyqit:
“Jam armik i betuar i PPSH-së dhe Enver Hoxhës.
Babai im se ka dashur kurrë këtë regjim”.
Pavarësisht kësaj lufte të egër të komunizmit ndaj familjes së Binak Agës Ibish Shpend Haklaj kurrë nuk e braktisi dhe nuk e prishi miqësinë me të pavarësisht presioneve.
Megjithëse se kaluan një jetë plot sakrifica kurrë nuk u ndanë bashkë, e nuk hoqën dorë nga besimi në Zot, por fatkeqësisht i ndau vdekja.
Në qershor të vitit 1981 kaloj në amshim Binak Aga, kurse Ibishi në korrik të vitit 1983
Ata kaluan në botën e amshueshme, por lanë pas veprën dhe familjet të cilat u rreshtuan në vijën e parë në betejën për liri e demokraci në vitin 1990 dhe kontribuan shumë për konsolidimin e saj, pavarësisht se nuk gjetën përkrahjen që e meritonin.
Average Rating