Home » Kulturë, Lajme » Besimtarë bektashinjë, gezuar 7- të gushtin

Besimtarë bektashinjë, gezuar 7- të gushtin

Baba Mondi i fituar nderi në Sofrën e perëndive në Shkelzenin Hyjnorë
Në Shkelzenin e Shenjtë, në Sofrën e perendive u lutëm për ngadhënjimin e njerëzimit mbi antiKrishtin, covidin 19-të.
U ngjitëm dje në Malin e Shenjtë të Shkelzenit me Kryegjyshin Botërorë Edmond Brahimaj, për të kujtuar  misionarin, Sari Salltikun.Në këtë amfiteatër natyrorë, në sofrën e perëndive, ku rrinë orët e shqiptarisë, “Nderi i Kombit” Dervish Luzha e Rexhep Beli shtrenguam duart me qindra besimtarë bektashinjë dhe u lutëm sëbashku për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjën, mbi antiKrishtin, covidin 19-të, ideuar nga mendjet satanike të darvinëve të rinjë, të cilët po kërcënojnë njerëzimin me këtë luftë biologjike.Pritëm me kënaqësi Kryegjyshin Botërorë në kullat e haklajve në odën e Ag Rrustem Haklajt, të bërë vetë prej tij.Po kush ishte Ag’ Rrustemi?!Ishte i biri i Rrustem Sadrisë “Deshmor’ i Atdheut”, kushëri i “deshmorëve të Atdheut” Man Arif Haklaj dhe Zmajl Plak Haklaj, stërnip i Shpend Zeqir Haklajt, veprimtarit të shquar të çeshtjes kombëtare për disa dekada, i cili ishte plagosur në Betejën homerike në Shtimje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me hordhitë otomane, me dt 21 prill të vitit 1881.Shpend Zeqiri sëbashku me të bëjtë dhe vëllain e tij Groshin u shquan në kryengritjen e vitit 1910-të, kundër xhonturqëve.Në luftërat spartane të Gashit, në kodrat e haklajve mbeti në fushën e nderit Man Arifi, nipi i ShpenditShpend Zeqiri, për kontributin e tij të shquar në shërbim të Atdheut është nderuar me “Medaljen e Trimërisë”.Ai ka qenë kryetar i “Islihatit”,  komisonit të pajtimit për Rrafshitn e Dukagjinit.Stërnipi i tij, mjeshtëri i madh i drurit dhe i gurit Ag’ Rrustemi ishte një artist universal që i tejkalonte permasat kombëtare.Instrumentisti i talentuar, i papërseritshëm e bënte vetë bilbilin, fyellin, lahutën, çiftelinë, sharkinë, violinën, mandolinën dhe u binte të gjithave në mënyrë të përsosur.Kaq i talentuar ishte sa arrinte të krjonte tinguj brilantë  me gjithçka që kishte në dorë.Me magjinë e tingujve të veglave të tij luanin në Luginën e Gashit, zanat e shtojzovallet, orët e maleve.Fluturonin shpatat e kreshnikëve të Jutbinës, Mujit dhe Halilit mbi kokat e krajlive serbe. Fluturonte topuzi i Gjergj Elez Alisë mbi bajlozët e detit. Mahniteshin vetë perenditë.Tingujt e lahutës së Ag’ Rrustemit kanë jetësuar Eposin e Kreshnikëve.Ai dinte përmendesh të gjitha vargjet e Lahutës së Malësisë.Ishte njëri prej themeluesve kryesorë të Ansamblit Dardania.Ky Ansambël, shtylla vertebrale e të cilit ishte Aga sëbashku me familjen e tij ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare. Ag’ Rrustemi ka gdhendur në dru ballinën e Muzeumit të Qytetit të Bajram Currit.Populli e ka pagëzuar prej shumë dekadash “Mjeshtri Ynë”.Me veprën e tij shumë dimensionale krenohet Familja Haklaj, Gashi i Gurit, Tropoja, Malsia e Gjakovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch