Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin
Myslimanët në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri, sot kremtouan festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Ritet për këtë festë nisën me faljen e namazit të sabahut që u bë në ora ora 4:32 minuta.
Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit e mbajti Orhan Bislimaj – kryeimami i KBI-së së Prizrenit.
Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5.43 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Gjithasht edhe besimtarët në të gjithë qytetet e Shqipërisë falën Namazin në orën 06:05. Në Tiranë falja u bë në sheshin Skënderbej, ku qytetarët ishin të shumtë në numër.
Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bajram Spahiu, gjatë fjalës së tij përmendi disa çështje aktuale për shoqërinë shqiptare, një ndër të cilat është edhe varfëria.
Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.
Më shumë storie
Event kulturor kushtuar Prof. Fetah Bahtiri
Prof. Fetah Bahtiri është një personalitet që kudo që ka punuar e vepruar ka lënë gjurmë të pashlyeshme për punë...
Ipeshkvi Dodë Gjergji, mesazh për Krishtlindje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca, dashuria e respekti ndaj njëri tjetrit duke lënë...
Mbi librin e autorit Skënder S.KAPITI: ”SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI-VETINGU”
Skënder Kapiti dhe gjyqi i tij mbi sistemin e drejtësisë në Shqipëri Nga Bedri Tahiri Skënder S. Kapiti nga Durrësi,...
Poezi Gonxhe Bojaxhiut
GONXHE BOJAXHIUT Pa ty jetës s'i vie era Pa ty as dielli s'rrezon Aromên tande e sjellë pranvera Në nji...
Gjykata Kushtetuese e Serbisë refuzon të ja rikthejë adresën e pasivizuar qytetarit nga Medvegja
Safet DEMIRIT, nga Medvegja i mohohet e drejta për të kthyer adresën edhe nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë. Spastrimin etnik-diskriminimin...
Deklarimi i Kurtit nxit reagime në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Deklarimit të kryeministrit Kurti, se çështja e gjuhës i takon Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe se duhet të...
Average Rating