
Besnik Bislimi: BE-ja nuk po e sheh si po diskriminohen shqiptarët në Luginë të Preshevës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që t’i shkurtohet buxheti Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Kështu duket minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik nëpërmjet metodave administrative, tash po vazhdohet edhe me shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Por, ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë. Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe nuk ka shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare. Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për të luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar Zëvendëkryeministri në platformën “X”.
Kujtojmë që dje, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Serbisë pa asnjë arsyetim i ka ulur buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar për 1 milion dinarë.
Më shumë storie
Hagë: Nesër vendimi për aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon rrëzimin e disa pikave
Të mërkurën pritet një ndër vendimet e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata do të vendosë nëse...
Ministria e Mbrojtjes: FSK pajiset me autoblinda nga SHBA-ja
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se ka blerë autoblinda për Forcën e Sigurisë së Kosovës, prodhim të Shteteve të Bashkuara...
KF Drita shkëlqen në Prishtinë, fiton ndaj Differdange
Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka marrë fitore në përballjen e parë kundër Differdange nga Luksemburgu, në kuadër të raundit...
Policia e Kosovës sqaron rrethanat e rastit të vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka sqaruar rrethanat e rastit ku vdiq një 27-vjeçar në Lipjan pas...
Kosova nuk mund të mbetet peng i një partie politike, është koha për përgjegjësi shtetërore
Nga: Ramiz TAFILAJ Kosova gjendet në një situatë kritike. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka...
Nga takimi Kurti me liderët, s`ka kompromis për dalje nga ngërçi
Takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, me krerët e partive politike, përfundoi pa...
Average Rating