Besnik Bislimi në RTK Prime: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK Prime, deklaroi se Qeveria nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit, por është pajtuar që ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Bislimi akuzoi opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit. Madje, ai ka thënë se ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë. Zëvendëskryeministri foli edhe për ndarjen buxhetore nëpër komuna. “Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht… – Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft? – Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.
I pyetur nëse në draftin e dorëzuar nga emisarët përmendet Rezoluta 1244 dhe pse duhej të përmendej ajo, Bislimi është shprehur: “Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë Por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi.
Më shumë storie
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...

Average Rating