Besnik Bislimi: Serbia synon të krijojë tension artificial

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Serbia është duke krijuar tension artificial, teksa sot ka dërguar në drejtim të Kosovës rreth 117 milionë dinarë nën përcjelle të individëve që prezantohen me kredenciale të një kompanie inekzistente.

“Sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet poashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila po ashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sipas Bislimit një veprim i tillë i autoriteteve të Serbisë është bërë me shpresёn se kёshtu do të arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs.

“Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me ‘politikёn monetare’ tё Serbisё. Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral”, ka shtuar Bislimi.

Megjithatë, ai ka thënë se Republika e Kosovёs qëndron plot vullnet qё tё punojё dhe ndihmojё nё gjetjen e mekanizmit qё siguron qё mjetet e tilla tё dёrgohen nё mёnyrё ligjore tek pёrfituesit fundor, dhe atё nё afatin sa mё tё shpejtё tё mundur.

Lini një Përgjigje

Previous post Gazetari serb, Kurtit: Kthehem në Kosovë, e padurueshme diktatura e Vuçiqit
Next post <strong>Lufta  në Shadervan të Prizrenit e Prengë Ndrec Mollës me mirditorët e tjerë kundër  serbëve më 28 nëntor 1944</strong>