Besnik Bislimi takon përfaqësues nga Lugina e Preshevës, pohon diskriminimin
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti në një takim Unionin e Afaristëve Vizioni për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përveç diskriminimit sistematik vuan edhe nga margjinalizimi ekonomik nga institucionet shtetërore serbe. Injorimi dhe mos implementimi i marrëveshjeve me përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ka sjellë mungesë të theksuar të vëmendjes për këtë zonë.
“Në takim u diskutua edhe mbi situatën e bujqve dhe fermerëve. Qeveria ka adresuar çështjet që lidhen me bujqësinë të Luginës së Preshevës e cila mbetet një nga burimet e qytetarëve të këtyre komunave, si mundësi e identifikuar për mbështetje”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.
Në këtë drejtim është e rëndësishme të krijohet harta bujqësore e Luginës së Preshevës, e të hartohen programet e trajnimit të bujqve dhe blegtorëve si dhe programet e mbështetjes financiare.
Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...

Average Rating