Home » Lajme, Opinione » Beteja hamletiane kundër “parashutistëve” të Beogradit në polikbërjen preshevare

Beteja hamletiane kundër “parashutistëve” të Beogradit në polikbërjen preshevare

Shkruan: Nehat Hyseni
Veprimet antishqiptare për llogari të Serbisë dhe për të zezën e shqiptarve, të disa lider(uc)ëve shqiptarë, apo më mirë me thënë “shqipfolës” të Luginës së Preshevës, me ardhjen në skenën politike preshevare të “parashutistëve” gastarbajterë nga Gjermania e Zvicra gjatë dy-tre viteve të fundit, kanë marrë përmasa dramatike!
Si “pykë”, apo më mirë me thënë si “kunxhi i Nasradinit” ata u futën befasisht dhe u akomoduan në politikbërjen preshevare.
Xhemal Mehmeti-Xhimi, me “turbo” rrjeshtimin e tij në kreun e PVD-së dhe pastaj si zëvendëskryetar komune, ku u vërejtë se nuk e kishte vendin dhe pastaj definitivisht u rrjeshtua aty ku e kishte vendin, dmth në PD-në e Arifit nga Bujanoci, i cili njihet për kumbari familjare të kahëmotëshme me kryetarin aktual të Trupit Koordinues, ne Stankoviqin famëkeq, si dhe për lojërat dhe intrigat e pista politike antishqiptare në bashkëpunim me te.
Nga ana tjetër, gastarbajteri “parashutist” Shqiprim Arifi, si “muxhahedin” nga Gjermania, na erdhi me detyra speciale nga “shefi” i tij Aleksandar Vuçiqi, me të cilin kishin pasur jarani të gjatë vëllazërore.
Derisa z.Arifi nga Bujanoci u përkujdes për ndërtimin e banesave për vendosjen e refugjatëve serbë nga luftëtat në Kroaci, Bosne dhe Kosovë, si dhe për ndërtimin e kompleksit memorial serb, në një lokacion etnikisht të banuar vetëm me shqiptarë, që u bë mollë sherri si pasojë e lojërave të pista dhe sekrete edhe të kolegut dhe mikut të tij, Ragmi Mustafës në Preshevë, në traktatin e tij sekret me Vuçiqin lidhur me Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevës dhe kumbarisë së tij me pasuesin e Sllobodan Millosheviqit, Daçiqin dhe projektin e tij për ndarjen e Kosovës.
Rrjedhimisht, ky fakt makabër i kolaboracionizmit antishqiptar të tij ishte arsye kryesore e të gjitha partive shqiptare për bojkotimin e Ragmi Mustafës për koalicion qeverisës pas zgjedhjeve lokale të 24 prillit 2014, si dhe më vonë rezultoi edhe me bojkotimin e tij nga Partia Demokratike Shqiptare dhe formimin e LR-PDSH-së, si fraksion rrebelues i saj.
Pra, APN e Shqiprimit, realisht në komunën e Preshevës performoi me direktiva nga Surdulica e Beogradi, prej nga merr detyra, instrukcione e direktiva kobëzeza antishqiptare, ashtu si “Lista Srpska” në Kuvendin e Kosovës.
Në momentin kur Shqiprim Arifi doli haptas për imponimin e projektit antishqiptar e serbomadh të Qeverisë së Serbisë për kolonizimin e Preshevës me serbë të ikur nga lufta në Kroaci, Bosne dhe në Kosovë, por dhe me refugjatë nga Afganistani, Siria dhe Iraku, pra, Planit Aksional Lokal (Lokalni Akcioni Plan) 2017-2021, si ”dhuratë” që na ka përgatitur Aleksandar Vuçiqi nga Beogradi, u prishë koalicioni qeverisës APN-PVD, meqë PVD nuk e pranoi këtë dokument antishqiptar dhe e vlerësoi si akt tradhëtie kombëtare.
Kështu, Shqiprimi u detyrua të shkoj në opozitë.
Por, i ndihmuar nga Ragmi Mustafa, pra nga jarani servil i Daçiqit, ashtu si Shqiprimi me Vuçiqin, ata më arrogancë të paparë, i zvatuan instrukcionet antishqiptare nga Beogradi dhe e bllokuan funksionimin e Kuvendit dhe të kryetares së Komunëns së Preshevës, z.Ardita Sinani dhe i imponuan masat e dhunëshme, në krye të të cilave Vuçiqi e emêroi shërbëtorin servil të vetin, Shqiprim Arifin, më 14 shtator, i cili menjëherë e nënshkroi Planin Aksional Lokal për kolonizimin e Preshevës me serbë dhe me refugjatë nga Afganistani, Siria, Iraku, etj.
Zgjedhjet e jashtëzakonëshme lokale, si duket, Serbia do i caktoj për datën 24 dhjetor 2017, së bashku me 4-5 komuna të tjera në Serbi.
Kësaj radhe, pjesëmarrjen në këto zgjedhje e ka paralajmëruar edhe Valon Arifi, aktivist i kahëmotshëm i rinisë, me partinë e sapoformuar PINOK (Partia Inegruese Nacionale e Organizimit Komunal), me seli në Preshevë. Kjo parti pretendon si target grup ta ketë rininë e komunês së Preshevës, dmth si konkurrente direkte e APN-së së Shqiprim Arifit, për ta plotësuar boshllëkun politik që ka shkaktuar zhgënjimi dhe mllefosja e të rinjëve nga performansa antishqiptare e serbofile e tij.
Prandaj, këto zgjedhje të imponuara dhe të jashtëzakonëshme lokale të 24 dhjetorit, pritet se do të shërbejnë si këndellje e votuesve shqiptarë kundër politikës së “parashutistëve” gastarbajterë, si dorë e zgjatur e Serbisë në politikbërjen preshevare, por dhe si refuzim i fuqishëm dhe i vendosur i kolinizimit të Preshevës dhe 35 fshatrave të saj me serbë e refugjatë të tjerë, me qëllim të ndryshimit të strukturës kombëtare të kësaj komune shqiptare, si dhe të Luginës së Preshevës, duke i dëbuar pamëshirshëm shqiptarët nga trojet e tyre stërgjyshore, që po pretendohet nga Serbia, që nga “Naçertania” e Garashaninit në vitin 1844, e deri më sot.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch