Biden tërhiqet nga rikandidimi për president të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një deklarate të publikuar në platformën ‘X’ ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga rikandidimi i tij në zgjedhjet e ardhshme.

Ky vendim vjen pas më shumë se tre viteve e gjysmë të udhëheqjes së tij, por vetëm katër muaj përpara se amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit.
Presidenti Biden javët e fundit u ballafaqua me presion të vazhdueshëm pas një debati katastrofik muajin e kaluar, që bëri që shumë figura të rëndësishme në partinë e tij të pyesin nëse ai duhet të vazhdojë të kërkojë rizgjedhjen.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka deklaruar Biden.
Ai po ashtu theksoi në letër se do të flas me kombin më vonë këtë javë për më shumë detaje rreth vendimit të tij.
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating