Home » Lajme » Bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon të rritet

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon të rritet

Në bazë të informacioneve të fundit të ardhura nga ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ky numër ka arritur në 15.

Po ashtu nga ministria e Shëndetësisë në Tiranë kanë bërë të ditur se aktualisht 9 raste janë të cilësuara si më të rënda,  ku të plagosurit nuk janë ende jashtë rrezikut për jetë.

19:00 – Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit, shkon në 21 numri i viktimave

Ndërkohë më parë ishin nënë e bir në Thumanë, që fatkeqësisht i kishte zënë poshtë tavolina e bukës që çuan në 20 numrin e viktimave, transmeton Klan Kosova.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, tha se viktimat janë Sardi Cukaj dhe Mira Cukaj, nënë e bir. Ndërsa po kërkohen prindërit e 25-vjeçarit që shpëtoi më herët.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch