Bislimi: Do ti mbështesim në vazhdimësi mediat dhe bashkëatdhetarët tanë në Luginë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas pritjes që i bëri përfaqësuesve të mediave në Luginë ka shprehur përkushtimin e tij dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetje të mediave por dhe të bashkëatdhetarëve në Luginë të Preshevës

“Nga përfaqësuesit e mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës u njoftova më së afërmi me fushëveprimtarinë e tyre, për të cilën dhe shprehën shqetësime serioze në lidhje me diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe, në veçanti, ndaj mediave shqipe në Luginë” ka deklaruar Bislimi pas takimit
Zëvendëskryeministri Bislimi ka shtuar se në takim me mediat e Luginës ka shprehur “përkushtimin e palëkundur të Qeverisë, për të kontribuar pozitivisht dhe mbështetur bashkatdhetarët tanë në Luginë, në ruajtjen e identitetit, kulturës, traditave e gjuhës”
Kujtojmë se Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, që nga marrja e qeverisjes në Kosovë, në vazhdimësi ka treguar interesim të madh për përkrahjen ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës. Qeveria Kurti për herë të parë ka buxhetuar Luginën e Preshevës me buxhet të rregullt vjetor i cili në çdo vit rritet në sasi.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shquhet për angazhim të drejtëpërdrejt në përkushtimin e tij për Luginën e Preshevës dhe qytetarët e saj shqiptar.
Më shumë storie
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, janë numëruar 41 nga 92 kuti
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës,...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë...

Average Rating