
Blerim Vela: Vuçiq vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë
Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin me përfaqësues të serbëve të Kosovës të mbajtur sot në Rashkë.
Vela ka thënë se Vuçiq vazhdon të përdor Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë vazhdon të (keq) përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në Kosovë: Vepron në kundërshtim me nenin 1 të marrëveshjes me Kosovën për njohjen e targave të veturave RKS. Bën kërkesë të kundërligjshme për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës. Kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit”- ka shkruar Vela në Twitter.
Vuçiq në takim me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes zgjedhjeve po mundohet ta pengojë formimin e Asociacionit.
Më shumë storie
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Sot bëhen 26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
`Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe...
Zv.sekretari amerikan Landau: Mbështetje partnerëve me qasje realiste
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë publikoi një mesazh të Zëvendëssekretarit amerikan Christopher Landau, nga Asambleja Parlamentare...
Dështon përpjekja e 23-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar për herë të 23-të përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Edhe seanca e sotme sërish nuk pati...
Average Rating