Blinken për raportin Kosovë – Serbi: Dialogu, shtegu i vetëm i duhur

Read Time:4 Minute, 35 Second

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për media në Tiranë ka folur edhe për raportet Kosovë – Serbi, duke thënë se dialogu është shtegu i vetëm mes dy vendeve.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur. Dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë që ka qenë forcë për stabilitet, integrimin dhe progresin rajonal, ky është shtegu që i sjellë të gjithë drejt një të ardhme më të mirë”, ka thënë Blinken.

“Nuk mund të shkojmë prapa në të ardhmen, nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe atë që shumë njerëz kanë përjetuar në vitet 1990. Jemi të angazhuar për të mbështetur të gjitha përpjekjet për të çuar para integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me njëri tjetrin dhe me Evropën”, ka sekretari amerikan i shtetit.

Këto deklarata Blinken i dha pasi u pyet nga gazetarët për rregulloren e BQK-së për largimin e dinarit në Kosovë.

Blinken ndërlidh reformën në drejtësi me integrimin në BE

(18:33) Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të jenë më llogaridhënëse. Ai e ka cilësuar implementimin e reformës në drejtësi, si hap kyç për integrim në Bashkimin Evropian.

“Kemi diskutuar gjithashtu se si të vazhdojmë t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë. Gjithashtu kam pasur rastin të takoj prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar këto reforma kryesore. Është e rëndësishme të kuptojmë se anëtarët e krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore”, ka thënë ai. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në hapa të rëndësishme drejt integrimit në BE”, ka theksuar mëtej Blinken.

Blinken ka përmendur edhe nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për luftën kundër manipulimit të informacionit në shtete të huaja.

Blinken: Marrëdhëniet me Shqipërinë më të fuqishme se kurrë më parë

(18:16) Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka thënë se marrëdhënia ndërshtetërore me Shqipërinë është më e fuqishme se kurrë më parë. Ai ka çmuar kontributin e shtetit shqiptar për ndihmë ndaj Ukrainës, teksa po përballet me agresionin rus.

“Jam këtu në vizitën time të parë si sekretar i shtetit në Shqipëri sepse ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se që ka qenë. Marrëdhënia për ne është kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tonë, është rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me dhe për njëri tjetrin në mënyrë që të përfitojnë si populli shqiptar, edhe ai amerikan, madje edhe përtej”, ka thënë sekretari amerikan.

Teksa ka folur për aleatët e NATO-s, Blinken ka thënë se Shqipëria është duke bërë pjesën e saj dhe është e angazhuar për ta vazhduar këtë. “Jemi përqendruar para së gjithash mbi atë që bëjmë, sigurinë që bashkëndajmë. Shqipëria ka qenë që nga dita e parë mbështetje e fortë për Ukrainën, ka qenë një nga vendet e para që ka dërguar ndihma ushtarake, armë, municione, makina që i rezistonin minave dhe aktualisht është një nga dhjetë kontribuueset kryesore”, ka thënë ai.

Rama: Pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës

(18:00) Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sekretarin amerikan, Antony Blinken dhe shtetin amerikan, për përpjekjet e tyre të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Është proces që varet nga çfarë bëjmë ne, varet nga gjykimi i partnerëve dhe aleatëve tanë por prej disa vitesh ne e kemi ndjerë dhe e çmojmë shumë interesimin e vazhdueshëm të administratës amerikane, posaçërisht Departamentit të Shtetit dhe faktin që në vazhdimësi sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë, nuk e lë pa e nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si një interes strategjik të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar ai.

Kryeministri shqiptar ka folur edhe për relacionin e SHBA-ve me Kosovën duke thënë se ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten “mbështetëset e palëkundur të procesit të njohjes së Kosovës”, transmeton RTKlive. 

“Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë që pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një interes i dorës së dytë, nuk është as një interes i ndarë nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë. Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa mbrapa dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e dialogut dhe të vetëdijshëm për tragjedinë jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Rama.

Rama: Vizita e Blinken, shenjë e rëndësishme e miqësisë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka nënshkruar dy marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Ata kanë nënshkruar marrëveshjet për programin e bursave “Fullbright” dhe memorandumin e mirëkuptimit për luftën kundër manipulimit të informacionit në shtete të huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, në konferencë për media kryeminsitri Edi Rama e ka quajtur si ditë historikë këtë takim. 

“Këtë herë ne e kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën e trazuar jo vetëm në kufijtë e Evropës por edhe në zonat tjera me rëndësi strategjike në ekuilibrat e botës ku jetojmë. Fakti që ju e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë e rëndësishme e miqësisë”, ka deklaruar Rama.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Pesha e Fjalës së Profesorit Gjok Vuksani
Next post Komandanti i trupave amerikane në Kosovë: Jemi të gatshëm ta mbrojmë Kosovën nga dhuna në veri