Home » Opinione » “Bombat e padukshme” rrezikojnë sigurinë e shumë shteteve

“Bombat e padukshme” rrezikojnë sigurinë e shumë shteteve

XHAVIT ÇITAKU“ Truri” dhe organizatori kryesor i prodhimit të këtyre lëndëve plasëse është identifikuar me emrin Ibrahim Hasan Al- Asiri, i cili pas lirimit nga burgu në Arabinë Saudite kishte shkuar në Jemen dhe iu kishte bashkuar al- Kaidës.

Nga XHAVIT ÇITAKU

Ai është përshkruar si organizatori kryesor që qëndron prapa rrjetit terrorist të al- Kaidës për prodhimin dhe përdorimin e bombave. Tani është më së e besueshme se Ibrahim Hasan Al- Asiri ka bërë zhvillime të reja, të papara, eksplozivë, të cilat mund t’iu shmangën lehtë kontrollit të sigurisë në aeroporte. Disa vende evropiane kanë rritur shkallën e sigurisë pas alarmit nga SHBA-ja, e cila paralajmëroj për një “ brez” të ri të bombave, që besohet se janë zhvilluar e prodhuar në Siri dhe Jemen. Këto lëndë plasëse nuk përbëjnë pjesë metalike dhe mund të transportohen në telefona celular, rroba, por edhe duke i futur në indet e njeriut. Aeroportet në gjithë Evropën kanë shtrënguar masat e kontrollit të sigurisë me “ këmbënguljen” e SHBA-ve.

Al-Asiri ndihmon edhe grupin terrorist Isis

“ Bombat e padukshme” mendohet se kanë evoluar gjatë viteve të fundit. Truri i gjithë këtij zbulimi është identifikuar me emrin e Ibrahim Hasan Al- Asiri, 30 vjeçar. Ai ka qenë i burgosur në Arabinë Saudite në vitin 2006 dhe pas lirimit shkoi në Jemen dhe iu bashkua degës lokale të al-Kaidës së bashku me vëllain e tij, theksojnë burimet e Washington Times. Nga ajo kohë cak i këtij terrorist posaçërisht ishin SHBA-të. Kështu në vitin 2009 një burrë bëri përpjekje që të aktivizon “ bombën e padukshme” në një avion që fluturonte në Detroit. Ky terrorist nuk arriti të aktivizoj bombën kështu që ai u arrestua pa shkaktuar dëm. Lënda plasëse ishte vendosur në të brendshmet e këtij terroristi dhe hetuesia doli në përfundim se bomba ishte adresuar nga Al- Asiri. Tani më është raportuar, po ashtu, me argumente të pamohueshme se Al-Asiri ka “ gjetur” kohë për të ndihmuar  edhe “ Besnikrinë e betuar” të grupit terrorist ISIS. Sipas burimeve të sigurisë një sulm ndaj SHBA-ve do të ishte një “grait i shenjt” për grupin, raporton NBC.

Bomba mund të futet në organet trupore

Anglia dhe Franca kanë rritur shkallën e kontrollit të sigurisë në të gjitha aeroportet. Ky kontroll është përforcuar sidomos në avionet që fluturojn[ë direkt për në SHBA, thekson BBC. Në Këshillat e Agjencive të Sigurisë në SHBA kanë të skanuar telefonat celular, kompjuterat dhe këpucët, por autoritet druajnë se Al-Asiri në të njëjtën kohë do të fokusohet në një lloj të “ Ri” të bombës së trupit. Lënda shpërthyese është e punuar nga plastika dhe burime të sigurisë i kanë thënë Agjencisë së Lajmeve AP se është e mundur të transportohen bomba të implantuar në trup.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress