Borrell njofton se Kurtin e Vuçiqin i ka ftuar urgjent në takim
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Jopsep Borrell, do të pres nesër në takime të ndara, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Një gjë të tillë e konfirmoi vetë Borrell në llogarinë e tij në Twitter.
“Për nesër kam ftuar takim urgjent në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq”, shkroi Borrell në llogarinë e tij në Twitter, raporton RTKlive.
“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzim të situatës, që të ndalojmë së menaxhuari një krizë të përhershme dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Në takime të ndara, Borrell nesër (e hënë) në orën 08:00, do të diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, çështjen e targave ilegale të automjeteve që Serbia lëshon për qytetarët e Kosovës.

Pas këtyre dy takimeve, do të pasojë takimi trepalësh, raporton RTKlive.
Kështu, Borrell i cili në të gjitha këto takime do të mbështetet nga Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak, do të ketë një takim trepalësh mes tyre, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.
Ky takim mbahet në kohën kur serbët e Kosovës me direktiva të Beogradit zyrtar, kanë braktisur institucionet e Kosovës, në katër komunat në veri të vendit.
Policë, gjyqtarë, prokurorë e zjarrëfikës, kanë braktisur detyrat e tyre, veprim që e kanë bërë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, e të cilët më vonë ndryshuan mendje, dhe të tjerë që ishin në listën e pritjes, dhanë betimin dhe rimorën mandatet.
Më shumë storie
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...

Average Rating