
Borut Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se nëse hetimi i kryer nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi zbulon se Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, kjo do të thotë se Serbia heq dorë nga anëtarësimi i saj në BE dhe mbetet në zonën e interesit të Rusisë.
Në Budva në Mal të Zi, në një konferencë kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, Pahori ka thënë se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse politika zyrtare e Beogradit është prapa sulmit në Banjskë të Zveçanit.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, duhet të shohim se çfarë do të tregojë hetimi. Por, nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd ka pasur vendim që nuk ka vend në BE, por se mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte lajm trishtues dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”, ka theksuar Pahor.
Ish-presidenti Pahori ka bërë thirrje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.
“Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe mbetem përkrahës i zgjerimit të BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pahor, duke rikujtuar se ai vitin e kaluar është angazhuar për ta ndihmuar Serbinë me vendimin e saj për t’u anëtarësuar në BE dhe se prandaj, siç ka thënë ai nga disa u kuptua si ‘avokat’ i Serbisë.
Më shumë storie
Mark Rutte: NATO do të bashkëpunojë me secilën qeveri që formohet në Kosovë
NATO do bashkëpunojë me secilën qeveri që formohet në Kosovë, si rezultat i zgjedhjeve parlamentare atje, ka porositur sekretari i...
Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shkurtit në Kosovë
BE-ja përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë “BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë...
Vjosa Osmani në Washington, mban fjalimin kryesor në Lutjet e Mëngjesit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, ka udhëtuar për në Washington, D.C., për të...
Richard Grenell: Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se gjatë qeverisjes së tij, Kosova i ka pasur marrëdhëniet më të mira me SHBA-në,...
Peter Sorensen merr përsipër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Danezi, Peter Sorensen nga sot do të merr përsipër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke zëvendësuar kështu sllovakun, Mirosllav Lajçak...
Paris: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme në përballje...
Average Rating