Bruksel: Takimi i radhës Kurti-Vuçiq, pritet të mbahet më 18 gusht

Read Time:1 Minute, 53 Second

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pritet të mbahet më 18 gusht. Ky takimi ishte kërkesë e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas tensioneve në veriun e Kosovës.

Njohës të çështjeve politike po e vlerësojnë se ky takim është i domosdoshëm pas zhvillimeve në veri të vendit. Ata thonë se pa ndonjë  propozim të faktorit ndërkombëtar, nuk mund të këtë rezultate.  

Pas tensioneve në veriun e Kosovës dhe kërkesës se shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, më 18 gusht do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Takimi po konsiderohet i domosdoshëm nga njohës të çështjeve politike. Shqiprim Pula, i tha Radio Kosovës se ky takim do të këtë rezultate për sa i përket zbatimit të vendimeve. 

 “Ndërlidhur edhe me zhvillimet e fundit në veri të vendit një takim i tillë është i domosdoshëm për të qartësuar dhe për të përafruar qëndrimet për zbatimin e reciprocitetit të dy anshëm. Ky takim është i rëndësishëm dhe do të prodhojë rezultate të cilat do të shihen në terren për zbatushmërinë e vendimeve për sa i përket letërnjoftimeve në hyrje dalje dhe tabelave.”

Ndërkaq, Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se pa ndonjë propozim konkret nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, takimet e tilla nuk do të sjellin rezultate.

Për rezultate duhet patjetër të ndodhë një parapërgatitje e mirë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja e përkrahin, mund ta gjejë së bashku një propozim. Pra, duhet BE-ja dhe SHBA të japin një propozim dhe të gjendet  një zgjidhje, pasi nuk pritet prej palëve të gjejnë një zgjidhje vetë, sepse këta zgjidhje vetë, s’do të mundë të gjejnë kurrë.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e përbashkët në Bruksel. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se BE-ja është në kontakt të afërt me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar situatën dhe është në koordinim të afërt me EULEX-in, KFOR-in e partnerët e tjerë, posaçërisht SHBA-në. Ndryshe, takim në kuadër të dialogut, Kurti e Vuçiqi nuk ka pasur që nga viti i shkuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lule dhe qirinj për ty Jonada!
Next post Stoltenberg në bisedë me Vuçiqin: NATO e gatshme të intervenojë nëse ka përkeqësim të situatës në veri të Kosovës