Home » Lajme, Vendore » Bujanoc – Fëmijët në pushime verore, ushtarët në objektet shkollore

Bujanoc – Fëmijët në pushime verore, ushtarët në objektet shkollore

Ushtaret ne shkolla-3Gjatë muajve  korrik dhe gusht të këtij viti do të ndryshojë infrastruktura  në disa objekte shkollore në komunën e Bujanocit.

 

E gjithë kjo do të realizohet falë bashkëpunimit të Ushtrisë Amerikane, Gardës së Ohajos dhe Ushtrisë së Serbisë, ndërsa punimet është paraparë të kryhen midis datave 6 korrik dhe 25 gusht.

Ushtaret ne shkolla-2“ Është paraparë të renovohen objektet e Çerdhes së fëmijëve në qytet “ Gëzimi ynë “, shkollës së muzikës, dhe tri shkollave fillore, “ Branko Radiçeviq “ në Bujanoc, “ Desanka Maksimoviq “ në Bilaç dhe “ Ali Bektashi “ në Nesalcë, sqaron Nexhat Behluli nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal i cili njëherit është i autorizuar nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit për kordinim midis administratës së kësaj komune dhe ushtrive të lartpërmendura.

 

Behluli thotë se me padurim pritet fillimi i këtij projekti ngase është i pari i këtij lloji dhe për shumëçka është specifik nga të tjerët.

Ushtaret ne shkolla-1Sipas kordinatorit Behluli punimet në renovimin e objekteve shkollore do të kryhen në disa faza, edhe atë sipas këtij sistemi: Ambasada Amerikane përmes personelit të saj do të merret me logjistikën, pjesëtarët e Gardës së Ohajos sigurojnë materialin ndërtimor dhe marrin pjesë në montim, kurse Ushtria e Serbisë do t’i kryej punët ndërtimore të profileve të ndryshme.

 

“ GJatë periudhës 45 ditëshe edhe në qytet do të vërehet një atmosferë ndryshe sepse qytetarët do të kenë rastin të shohin tri uniforma të ndryshme dhe rreth 100 ushtarë sa do të jenë pjesë e këtij misioni “, potencon ndër të tjera Behluli.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress