Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedinef. Saqipi, pati nderin dhe krenarinë, qënë selinë e tij, nëBujanoc, ta priti solemnisht kampionin botëror të Kikboksit nga Belgjika, z. EdvikAbdulahi.
Gjatë këtij takimi të ngrohtë vëllazëror, u bisedua për rezultatet e arritura në fushën e sportit luftarak të Kikboksit, në të cilëndisciplinë Edviku, ka shënuar suksese të nivelit botëror, duke siguruar titullin e kampionit botëror, për disa vjet rresht.
Kryetarii BIPMB-së, Nexhmedinef. Saqipi, e përgëzoi për fitoret e arritura bashkëvendësin e vet Edvikun, duke i shprehur gadishmërinë përkrahje të mëtejme të begatimit të karrierës së tij prej sportisti të talentuar.
Mbreti I Kikboksit në botë, z. Edvik Abdulahi, është me origjinë nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, i cili që nga viti 1993, jeton dhe vepron në Belgjikë.
Edvik Abdulahi e njoftoi kryetarin e BIPMB-së, Nexhmedinef. Saqipi, përfunksionimin e Klubitmë të madh dhe më prestigjioz në Belgjikë WKF,WPKA, (ISKA), president I së cilës është prejshumë vitesh. Nga ky klub kanë dalë emra të dalluar të këtij sporti luftarak, të cilët shërbejnë si truprojë të shtetarëve të ndryshëm botërorë.
Kampionit botëror të Kikboksit, EdvikAbdulahit, i kambetur merak të mbrojë titullin e kampionit në Tiranë, vitin e kaluar, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Për këtë iniciativë, ai, personalisht kazhvilluar takime dhe me ambasadorin shqiptar në Bruksel Ilir Tepelena, por mjerisht një nismë e tillë nuk u realizua në mungesë të fondeve.
Edvik Abdulahi, gjithashtu, është president I Lëvizjes shqiptare “JEMI NJË”, në të cilën organizatë jo qeveritare, janë të përfshirë shumë emra dhe personalitete të njohur të publikut shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe trojet e tjera etnike.
Edvik Abdulahi, pati rastin të takojë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Bujanoci, Bashkësinë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, Shoqatën Humanitare “Horizanti” dhe revistën “Jehona”, e cila nënumrin e ri të saj, do të prezantoj më gjerësisht takimet e zhvilluara të këtij kampioni botëror të Kikboksit.
NgaTërnoci PRESS