Home » Lajme, Shoqëria Civile, Vendore » Bujanoc: Komunalia godet konsumatorët me gjyq!

Bujanoc: Komunalia godet konsumatorët me gjyq!

Komunalia Bujanoc 2015-1Ndërmarrja Publike „Komunalia”, me masa të dhunshme në Bujanoc, ka hyrë në fazën e dytë të disiplinimit të konsumatorëve për pagesën e faturave ndaj ujit, bërllokut dhe varrezave.

Faza e parë e Komunalisë, ndaj borxhlinjve ishte më primitive.

Shumë ekonomi shtëpiake çkyqeshin nga ujësjellësi, duke shkaktuar ndotje të ambientit dhe epidemi, sidomos te lagjet e familjeve të varfra rome.

Duke parë Komunalia se kjo metodë nuk është produktive dhe aspak humane, ndërroi taktikën e veprimit. Ata që nuk paguajnë ujë me rregull, përballen me procedurë gjyqësore.

Komunalia Bujanoc fatura 2015-1Shumë dosje janë hapur në gjykatë kundër borxhlinjve të ujit, rrymës, telefonit, tregtarëve të “imtë” e të “trashë”, ish drejtorëve të ndërmarrjeve publike etj, duke e kthyer komunën në një pushtet policor e gjyqësor.

Po rastisi njeriu për ndonjë punë në Gjykatë, ta çon mallin se je në ndonjë shtëpi të shëndetit, me korridore të mbushura plot me njerëz.

Po hallin më shumë e kemi te Komunalia, me organ të përkohshëm, e cila të dalë nga borxhet e veta milionëshe e me një armatë të të punësuarish, nuk kursen mjetë dhe metoda për t’u “kërcyer” konsumatorëve.

Të bazuar në të dhënat e kontabilitetit, të Komunalisë, me organ të përkohshëm, si duket deri në zgjedhjet e reja, flasin faturat e fryra, madje edhe paushalle.

Argumentet flasin vetë: dy fatura e Komunalisë për muajin nëntor dhe dhjetor 2014, mbajnë një lartësi të shumës prej 4.093.08 din.

Pastaj si mund të jenë faturat e ujit gjatë stinës së dimrit, për një ekonomi shtëpiake, të ngjashme me ato të stinës së verës?! Në këtë Komunali nuk dihet se kur harxhohet më shumë ujë, me rëndësi është, që në arkën e saj të vilen sa më shumë para!

E konsumatorët bashkë me faturat e ujit paguajnë edhe për bërllok e varreza. Mjetet e grumbulluara për varreza, sipas këtyre faturave, nuk dihet se a janë të myslimanëve, apo të krishterëve?!

E shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për Komunali e për Xhami, e atyre u takon vetëm një varr!

S’është çudi, Ali Pashë Tepelena, ka pasur dy varre: kokën në Stamboll e trupin në Janinë, ngase një varr s’ia nxinte dot lavdinë!

 

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress