Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Kur “Komunalia” e dhunshme vepron “paushall”?!

Bujanoc: Kur “Komunalia” e dhunshme vepron “paushall”?!

Bujanoc Komuna foto 2014-1Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc edhe më herët e ka njoftuar opinion për lëshimet, parregullësitë, mangësitë dhe keqpërdorimet e Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, e cila qe disa muaj udhëhiqet nga masat e përkohshme.

Ankimimet e qytetarëtve për sjelljet arrogante dhe të papërgjegjshme, të otganit të dhunshëm, të këtij institucioni komunal, sa vijnë e shtohen.

Qytetarët ankohen sa faturat e ujit vijnë “paushall”, madje të fryra jashtë suazave normale.

Rast konkret kemi Fatmir Sopin, të cilit fatura e ujit për muajin gusht, i ka ardhur në vlerë prej 4.986,73 din. (Shih fatura në faksimil).

Ndërkohë, Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc, ka siguruar të dhëna se kompanitë private, të cilat janë të afërta me partinë në pushtet, nuk i kryejnë detyrimet ndaj “Komunalisë”, a ka prej atyre që kanë borxh në vlerë prej 500 mijë din (rreth 5 mijë euro).

A çka është akoma më cinike, “Komunalia” e masave të përkohshme të Bujanocit, bënë dallime te konsumatorët e saj, mbi baza partiake dhe familjare.

Anëtarët e partisë në pushtet dhe simpatizuesit e saj, kanë lehtësira sa i përket kontrollimeve të punëtorëve të “Komunalisë” dhe janë të privuar nga e drejta e çkyqjes nga ujësjellsi!

Kjo është e çuditshme, madje e tmerrshme!

Se sa do të zgjasin marifetet e organit të dhunshëm të “Komunalisë”, varet nga vullneti i themeluesit dhe dëgjueshmëria e qytetarëve, për t’i heshtur mangësitë, parregullësitë dhe keqpërdorimet e kësaj ndërmarrjeje publike.

Për të siguruar sa më shumë para, në arkën e “Komunalisë”, organi i përkohshëm ka lejuar hapësirat e zyrave të punës të shiten gjëra, që nuk janë në frymën e ligjit, njofton Departamenti për Informim i Shoqërisë Civle “Perspektiva”, në Bujanoc.

Faksimili Komunalia Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch