Home » Lajme, Opinione, Vendore » Bujanoc: “Mjekrat” dhe “kravatat”!

Bujanoc: “Mjekrat” dhe “kravatat”!

Mjekrrat fotoLugina e Preshevës, fillimin e shtatorit, po e pret edhe me një problem më të rënda se sa, ai i mungesës së teksteve shkollore.

Mediat serbe, pa lënë anash edhe ato shqiptare, paralajmërojnë për një vjeshtë të zymtë politike. Beogradi, po përgatitet për një ofanzivë të re kundër përhapjesë së vehabizmit dhe ithtarëve të sekti selefistë, në jug të vendit: Luginë të Preshevës dhe Sanxhak.

Këto skenare na kthejnë, në kohën jo fort të largët, kur Qeveria e Serbisë luftonte terrorizmin e ku shqiptarët dënoheshin me qindra vjet burg.

Gjatë kësaj periudhe e gjithë Lugina e Preshevës, u ngrit në këmbë me protesta masive me pankarta e fanela të zeza, ku vëreheshin mbishkrimet: “I’am terrorist!”.

Lidersh(q)ipi shqiptar ishte atëhere shumë i zëshëm, ngase ishte kohë e zgjedhjet për pushtet, kurse tashti a do t’i lëshojnë mjekrat dhe t’i shkurtojnë pantollanet, duke vënë në fanelë mbishkrimin “I’am vehabist!”, për hatër të zgjedhjeve nacionale, të parapara për tetor?!

 

Neglizhenca

 

Jo, këtë nuk e bëjnë edhe pse në njëfarë mënyre i joshin për ta shtuar anëtarësinë dhe për t’ua vjelë votat elektorale.

Më kot mundohen mediumet, të shkëpusin ndonjë deklaratë nga liderët partiakë dhe institucionalë lidhur me lajmin senzacional se “ ithtarët e sektit selefistë, përkrahës të vehabizmit po i pushtojnë xhamitë në Preshevë, Bujanoc”.

Si të reagojnë “kravatat” shqiptare, kur çdo ditë po u ngushtohet fyti, nga ngulfatjet e fushatës diskriminuese serbe, së cilës, mjerisht edhe vet po i kontribojnë me mosunitet, përçarje dhe shantazhe politike?!

Këta liderë Luginas, ka vite, që përçarjet partiake i shtrijë në fushën e veprimtarisë fetare, në këtë rajon, të grupizuar në dy Bashkësi Islame, njëra kinse me Prishtinë e tjetra me Beograd. Ata, përkundër angazhimeve serioze, për t’i bërë bashkë këto dy institucione fetare, mjerisht, kanë kontribuar në ndarjen e tyre për interesa partiake e politike, ashtu siç po ndodh me politizimin e shkollave dhe shoqatave joqeveritare.

Disa qytetarë të Luginës, i thanë Agjencisë së Lajmeve INA, se “njerëzit, që janë kyçur në këto rryma janë për shkaqe interesi, varfërie e skamje, por ka edhe aso që joshen nga dëshira për këtë sekt”.

 

Paaftësia

 

INA, gjithashtu, na bënë me dije se “Imamët janë të paaftë dhe po heshtin dhe nuk po gjejnë fuqinë, që së bashku me këshillat e xhamisë, shkollat dhe institucionet e tjera për të goditur dhe anashkaluar këto individë destruktiv, që kanë mision të keq për shqiptarët”. Për më shumë sipas INA-s “Edhe politikanët, gjithashtu, nuk dëshirojnë të flasin publikisht kundër tyre, por ata pajtohen me mendimin se këto individë duhet të pendohen dhe t’i rikthehen jetës dhe fesë tradicionale, duke mos dëmtuar imazhin e shqiptarisë në këto troje”.

Nga këto, që thotë INA dhe nga ato që thotë qarshia e Preshevës dhe Bujanocit, del se “kravatat” janë të dobëta tu kundërvihen “mjekrave”.

Jo, pse s’kanë guxim, por janë të prirur çdo veprim të forcave të kombinuara serbe ta kundërshtojnë, vetëm me llafe e parrulla, qoftë edhe kundër aksioneve spektakulare nëse ndodhin për arresitimin e “vehabistëve”!.

Kohëve të fundit, burimet e mediave në Beograd kanë thënë se nuk “përjashtohet ndonjë operacion i xhandarmerisë serbe ndaj këtyre grupimeve, për të përfituar Serbia përballë opinionit ndërkombëtar se po lufton terrorizmin dhe vehabizmin”.

Për ta parandaluar ndonjë aferë senzacionale, para zgjedhjeve për Këshill Nacional, që do të mbahen, më 26 tetor, ka zëra nga Lugina, të cilët “apelojnë për reagim të faktorit politik, por edhe mbështetjen e Prishtinës dhe Tiranës për të luftuar dhe zmbrapsur këtë dukuri të këtyre individëve dhe këtij sekti, po rrënon imazhin e shqiptarëve në Luginë”.

Si të kërkohet ndihmë nga shtetet amë, kur edhe ato e kanë të njëjtin hall, shpreh shqetësimin Shoqëria Civile “Perspektiva” në Bujanoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress