Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Mustafa – se “kur njëmbëdhjetë djelmoshat arritën ta mbrojnë simbolin kombëtar në Beograd, ne me 100 mijë shqiptarë në Luginë nuk do të lejojmë ndryshim në këtë flamurë kuq e zi”

Bujanoc: Mustafa – se “kur njëmbëdhjetë djelmoshat arritën ta mbrojnë simbolin kombëtar në Beograd, ne me 100 mijë shqiptarë në Luginë nuk do të lejojmë ndryshim në këtë flamurë kuq e zi”


Bujanoc - Kryetari MustafaKryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa tha se “kur njëmbëdhjetë djelmoshat arritën ta mbrojnë simbolin kombëtar në Beograd, ne me 100 mijë shqiptarë në Luginë nuk do të lejojmë ndryshim në këtë flamurë kuq e zi”.Ndërsa Lideri i LPD-së, njëherit bartësi dhe kandidati i këtij koalicioni për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, nënvizoi se ky flamurë u mbrojt gjatë periudhës më të vështirë dhe askush nuk arriti ta ndryshojë ate, duke theksuar se luftërat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Luginë u bënë nën hijen e flamurit me shqiponjë dykrenore.“Gjatë kohës së monizmit shqiponjës iu vendosë një yll mbi kokë, por ajo nuk e duroi ate”, ka thnë lideri  RD  Ramiz Latifi, Përveç problemit me kërkesën e institucioneve shtetërore për ndryshim në flamurin kombëtar, në mënyrë që të lejohet përdorimi zyrtar i tij në Luginë, “Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar” nuk pranon që të bëhen ndryshime edhe në Abetare, duke heqë simbolin kombëtar, si dhe ndryshime tjera u tha para elektoratit shqiptarë të Bujanocit.

Bujanoc -Jonuz MusliuMë tej kryetar i PDSH  Mustafa tha  se “Për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës nga arsimi fillor dhe ai i mesëm, ky koalicion do të kërkojë të mundësohet përdorimi i teksteve mësimore që botohen në Prishtinë ose në Tiranë. Në asnjë mënyrë tekstet mësimore që botohen dhe ribotohen ose riprodukohen në shtëpitë botuese të Beogradit, e që përkthehen në formë të bastarduar për çështje honorarësh apo të ngjashme”, u shpreh Mustafa.“Ne jemi shqiptarë si ata në Tiranë, Prishtinë, në Preshevë apo në Bujanoc. Abetarja është një, siç mësojnë fillestarët në Tiranë e Prishtinë duhet të mësojnë edhe ata në Luginë”, u shpreh Musliu.“Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar” beson në fitore, ndërsa premton marrjen më seriozisht me katër fushat në të cilat ka kompetenca Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Bujanoc -Dr RamiziBujanoc - masa-2

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress