Bujanoc: Përsëritja e zgjedhjeve lokale në dy vendvotime do të mbahet më 13 qershor

Read Time:50 Second

Përsëritja e zgjedhjeve lokale në dy vendvotime të komunës së Bujanocit do të mbahet të enjten më 13 qershor, ka vendosur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.
Më 13 qershor në zgjedhje do të dalin Bujanocasit në vendvotimin nr 46 (Shtëpia e kulturës), sikur edhe banorët e Muhocit (vendvotimi nr. 11).

Zgjedhjet e mbajtura në këto dy vendvotime janë anuluar nga komisioni zgjedhor sipas detyrës zyrtare, për shkak se vendvotimi në Muhoc është mbyllur në ora 14:25, ndërsa në vendvotimin nr. 46 askush nuk ka nënshkruar procesverbalin e punës së këshillit zgjedhor.

Përsëritja e zgjedhjeve pritet në qendrën e votimit 47 në Shtëpinë e Kulturës, si dhe në fshatin Zhbevc (Vendvotimi 33), por data ende nuk është caktuar, sepse vendimi i komisionit zgjedhor për anulimin e zgjedhjeve në këto vende është ende i hapur për ankimim. Fronti për Ndryshim ka kërkuar anulimin e votimit në Konçul, të cilin KKZ-ja e ka refuzuar, por ky vendim mund të ankimohet edhe në Gjykatën e Lartë në Vranjë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shqipëria në prag të EURO 2024, mposht Azerbajxhanin me rezultat 3:1
Next post Serbia dhe Republika Sërpska miratojnë deklaratën ku përmendet edhe Kosova