Bujanoc, protestuesit i kërkuan Beogradit: Të ndalohet diskriminimi

Read Time:2 Minute, 35 Second

Ka përfunduar protesta e shqiptarëve në Bujanoc, me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës i kërkohet autoriteteve në Beograd të ndalojnë shtypjen e shqiptarëve. Në deklaratë përmenden të gjitha shqetësimet e shqiptarëve të Luginës!

Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër diskriminimit nga Beogradi

Numër i madh i shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë mbledhur në protestën e thirrur nga Këshilli Kombëtarë Shqiptar, kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Kjo protestë e cila ka nis në orën 11:00, organizohet në përgjigje të politikave diskriminuese dhe trajtimit të pabarabartë që shqiptarët e Luginës së Preshevës po përjetojnë prej vitesh.

Protestës i është bashkuar deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Nevzat Lutfiu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi PDSH, Shqiprim Musliu,LPD e shumë personalitete të tjera nga jeta politike dhe shoqërore në Luginë.

Protestuesve u është drejtuar deputeti Shaip Kamberi i cili ka thënë se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike, siç ka thënë ai, sidomos për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. 

Kamberi ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve.

“Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Kamberi.  Sipas tij, Serbia po shkelë çdo normë ndërkombëtare, duke ua mohuar shqiptarëve çdo të drejtë”, ka theksuar ai.

https://www.facebook.com/

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se “shqiptarët e Luginës janë etnia më e urryer nga Beogradi zyrtar”. Lutfiu,  ka theksuar se nuk do t’i ndalin protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre për trajtim të barabartë.

“Ne jetojmë brenda një shteti ku etnia më e urryer janë shqiptarët, edhe pse ne jemi në tokat tona, nuk i kemi uzurpuar, përkundrazi kemi qenë shumë më shumë sesa jemi sot dhe shumë me gjerë sesa jemi sot”, ka deklaruar Lutfiu

Kurse profesori i gjuhës shqipe, Llukman Misini, ka folur për mungesën e teksteve shkollore.

“Në mungesë te teksteve shkollore, profesorët japin mësim në mënyrë alternative. Vendet e rajonit përdorin mjete të avancuara në sistemin mësimor. Neve po vazhdon të na mohohet sigurimi i teksteve shkollore. Po na ndalohet historia si lëndë. Po na ndalohet historia si lëndë, sepse aty është e vërteta e shqiptarëve, po na mohohet lënda e Gjeografisë, për shkak të Kosovës shtet. Jam këtu për të dëshmuar për kushtet e vështira me të cilat zhvillohet mësimi shqip, për të vetmen arsye, vetëm pse jam shqiptar. Jam këtu për të përcjellë porosinë e nxënësve tanë, që identitetin tonë do ta ruajmë me xhelozi dhe se këtë nxënësit duan ta bëjnë në shkolla, në banka, me libra shqip”, ka deklaruar Misini.

Studenti Enis Fejzullahu, ka ngritur shqetësimin e mosnjohjes së diplomave nga autoritetet serbe.

 “Diplomat mund të mos na i njohin,por dashurinë për këtë vend nuk mund të na e zbehin,të ardhmen e kemi këtu dhe identiteti ynë nuk do të zhbëhet kurrë”, ka thënë ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bujanoc: Nesër protestohet kundër diskriminimit të shqiptarëve nga regjimi serb në Luginë të Preshevës
Next post Besnik Bislimi mbështet protestën në Bujanoc: Serbia shkel të drejtat e shqiptarëve