Home » Lajme, Vendore » Bujanoc: Shpallet Lista e Shoqërisë Civile “Perspektiva”

Bujanoc: Shpallet Lista e Shoqërisë Civile “Perspektiva”

Perspektiva logoKomisioni Zgjedhor Republikan, në mbledhjen e mbajtur, dje, në Beograd, ka shpallur zyrtarisht Vendimin për Listës zgjedhore të Shoqërisë Civile “Perspektiva”, me moton: “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni”.

Lista e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, është e pesta me radhë, që do të garoje në zgjedhjet e 26 tetorit për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Listën “Për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi – Sevdail Hyseni” e përbëjnë njerëz të profile të ndryshme, që vijnë nga shoqëria civile “Perspektiva” në Bujanoc.

Krahas Listës së Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në zgjedhjet për këshillat e pakicave kombëtare në Serbi, marrin pjesë edhe Listat: Partia Demokratike – dr. Nagip Arifi, e cila është në koalicion me Bashkimin Demokratik të Luginës – dr. Skender Destani, pastaj Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar – Jonuz Musliu (në përbërje të Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Rilindjes Demokratike), Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve – Galip Beqiri, së bashku me Unionin Demokratik Shqiptar – Rahmi Zylfiu dhe Grupimi i qytetarëve “Nagip Taipi”.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të Këshillit Nacional, në të cilën morën pjesë vetëm dy parti politike, kësaj radhe i gjithë spektri politik merr pjesë në këtë proces zgjedhor me tri koalicione, duke llogaritur edhe shoqërinë civile dhe grupimin e qytetarëve.

Vlen të thekësohet se të gjithë bartësit e këtyre Listave zgjedhore janë nga Bujanoci, tre vetëm nga Tërnoci, duke lënë anash Komunën e Preshevës dhe atë të Medvegjës.
Selia e Këshillit Nacional, gjendet në Bujanoc dhe në mandatin e kaluar, kryetar i këtij institucioni, ka qenë nga Komuna e Bujanocit, njofton Shoqërai Civile “Perspektiva” në Buajnoc.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch