Bujanoc: Shqiptarët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore në Luginë e Preshevës

Read Time:1 Minute, 58 Second

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore për shkak të diskriminimit me pasivizimin e adresave nga Serbia.

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha sa shumica e familjeve shqiptare janë prekur nga pasivizimi i adresave. Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Jashtme gjermane, shprehën shqetësimin për këtë politikë të Serbisë për shpopullim të kësaj treve nga shqiptarët.

Shumë banorë shqiptarë të Luginës së Preshevës tashmë janë larguar dhunshëm nga kjo trevë për shkak të diskriminimit që po u bën Serbia.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, tha se pasivizimi i adresave në gjithë Luginën e Preshevës vazhdon të jetë problemi kryesor i banorëve të kësaj zone.

Për këtë, ai ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore në të tri qytetet e Luginës.

“Jemi duke punuar për të realizuar një protestë paqësore, gjithëpopullore. Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar i ka prekur kufijtë e racizmit, nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare në vendin tonë pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave. Përmes pasivizimit Serbia po ua heq qytetarëve të drejtën e votës, andaj u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse që të korrigjojnë këto shkelje pa vonesa të mëtejshme”, ka thënë Lutfiu të dielën.

E kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, njëherësh zëvendëskryetar i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, u shpreh se pasivizimi i adresave po bëhet qëllimshëm, për ta shpopulluar këtë pjesë nga shqiptarët.

“E njëjta nuk ndodh në komuna të tjera të Serbisë sepse ka migrim të popullsisë edhe në Serbi në brendi edhe në komunat me shumicë absolute serbe, por kjo gjë ndodh vetëm në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që lë të kuptohet se është një program për të ulur në mënyrë drastike e masive numrin e shqiptarëve në këto 3 komuna duke u përpjekur që këto t’i vlerësojnë si komuna serbe”, ka thënë Mustafa.

Javë më parë, Komisioni Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, shprehën shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, kjo tendencë e Serbisë bie ndesh me obligimet që ka ky vend për respektimin e të drejtave të pakicave.

Sipas autoriteteve shqiptare në Luginë, deri më tash janë pasivizuar rreth gjashtëmijë adresa në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në regjistrimin e fundit të popullsisë në Serbi, kanë dalë rreth 62 mijë shqiptarë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Aleksandër Vuçiq për arrestimin e serbëve në Kosovë: Heshtja e ndërkombëtarëve është patetike
Next post Luginë e Preshevës, Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë