Home » Opinione » Bujanoc: Vendimi politik dhe mediumi publik!

Bujanoc: Vendimi politik dhe mediumi publik!

Mediat kush e ka fajin fotoKryetari i Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, gjatë vizitës së tij në Ndërmarrjen Publike Radiotelevizioni „Bujanoci”, ka shfaqur interesimin e tij, për ta ndihmuar përjashtmin e këtij mediumi multietnik, nga zbatimi i ligjit për privatizim. 

Për t’i ikur këtij procesi, i cili parashikon privatizimin e medieve në pronësi shoqërore, deri më 30 qershor të vitit 2015, ai, kërkon mbështetjen edhe të pushtetit lokal, për ta gjetur një vendim politik për RTV „Bujanoci”.

Stankoviq, nuk e la pa thënë edhe këtë se “për shkak të rrethit specifik në të cilin gjendet, Radio Televizioni i Bujanocit duhet të tërhiqet nga ligji i cili tani më është aprovuar për privatizimin e mediumeve dhe të mos ketë terr informativ në këtë vend”.

Nuk kemi detaje nga kjo vizitë e Stankoviqit, në RTV „Bujanoci”, se një vendim i tillë politik, a do të vlente edhe për mediumet e tjera  në Preshevë dhe Medvegjë, të cilat gjithashtu, janë multietnike dhe kanë për themelues pushtetet lokale!

Kryetari Stankoviq, mendon vetëm për RTV „Bujanoci”, që të mos privatizohet, a në anën tjetër injoron RTV „Preshevën” dhe Radio „Medvegjën”, të cilat tashmë i kanë bërë propozimet buxhetore për vitin 2015, në sferën e medieve konform Ligjeve aktuale.

Ky qëndrim i kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, bie ndesh me miratimin e Ligjit nga Parlamenti i Serbisë, për privatizimin e mediumeve shtetërore, pastaj zhgënjen angazhimet e OSBE-së, për progresin e këtyre proceseve si dhe përmbysë iluzionet e Këshillit të ri Nacional, për një televizion rajonal: RTV „Lugina”, selia e të cilit do të gjendej në Preshevës, me korrespodenturat në Bujanoc dhe Medvegjë.

Deklarata e kryetarit Srankoviq, reth mosprivatizimit të RTV „Bujanoci”, do t’i thelloj edhe më shumë ndasitë politike mes komunave në Luginë të Preshevës.

Në fokus të akuzave do të gjendej sërish Bujanoci, i cili për dallim nga Presheva dhe Medvegja, po ka privilegje si në ndarjen e mjeteve financiare nga buxheti republikan dhe donatorët ndërkombëtarë, pastaj edhe për kompetencat tjera rajonale si: vendosja e gjykatës themelore, universiteti, selia e Trupit Koordinues, Këshillit Nacional, tashmë edhe televizioni rajonal!

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress