Home » Sport » Cana: Ende mund të kualifikohemi!

Cana: Ende mund të kualifikohemi!

“Akoma kemi gjasa për të kaluar më tej. Me Rumaninë na duhet vetëm fitorja, nëse kemi pak fat edhe me vendin e tretë do të kualifikohemi”, deklaroi Cana

Lorik Cana

Lorik Cana mendon se Kombëtarja shqiptare ende ka shpresa për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian nëse mposhtin Rumaninë. Katër skuadra më të mira të vendit të tretë në grupe, do të kualifikohen në fazën tjetër të “Euro 2016”, shkruan albinfo.ch.

“Akoma kemi gjasa për të kaluar më tej. Me Rumaninë na duhet vetëm fitorja, nëse kemi pak fat edhe me vendin e tretë do të kualifikohemi”, deklaroi Cana.

Kujtojmë se kapiteni i Kombëtares nuk luajti ndaj Francës për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen debutuese ndaj Zvicrës, por do të jetë i gatshëm për sfidën e fundit.

Ndërkohë, ndaj Rumanisë do të mungojë Burim Kukeli, i cili shpreson që të kualifikohen tutje. “Normalisht jemi ende të mërzitur. 24 orë kanë kaluar, por ende e kemi në kokë golin e pësuar. Duhet të punojmë, kemi edhe pak kohë deri për Rumaninë”.

Më pas, 32-vjeçari u përqendrua te dueli i fundit, duke premtuar se skuadra do të japë maksimumin për të shpresuar deri në fund.

“Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë të mira dhe nuk i kemi merituar humbjet. Me Zvicrën luajtëm shumë mirë dhe mund të kishim marrë një pikë, me Francën të gjithë e dinë atë që ndodhi. Rumania nuk është një kundërshtar i lehtë, janë paraqitur mirë me Francën dhe Zvicrën. Tashmë duhet të tregojmë vlerat tona për të arritur një fitore”.

Mesfushori i lindur në Gjakovë e pranon se skuadra ndihet e lodhur psikologjikisht dhe fizikisht, por shton se lojtarët janë profesionistë dhe kjo nuk do të reflektohet në fushën e lojës. Në fund, ai ndalet edhe te episodi i golit të pësuar në fundin e ndeshjes, duke e pranuar se ekipi gaboi në mbulim.

 

“Nuk duhet ta kishim pësuar atë gol ashtu, me disa lojtarë kundërshtarë në zonë. Secili mbrojtës duhet të kishte markuar lojtarin e tij dhe Franca është një ekip i madh që nuk të fal. Kemi bërë disa gabime, deri në momentin e golit”.

/Albininfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress