Çfarë duhet ta ketë parasysh elita e re politike e Partisë Demokratike

Read Time:2 Minute, 31 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI
Elita e re politike e Partisë Demokratike, ku si më meritorët e më të njohurit publikisht e ndërkombëtarisht janë Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe të tjerë , ata duhet të kenë parasysh që: elita e vjetër politike,aktorët kryesorë të saj janë mëkatarë publik e kombëtarë të mëdhej të cilët kanë dështuar.
Ata janë aktorët dhe fajtorët e gjëndjes ku ka rënë dhe ku mbeti shteti dhe shoqëria shqiptare gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.
Duhet që kjo elitë e re politike të mos ketë asnjë marrëveshje dhe asnjë kompromis me ata që Basha i ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të aktivizohet në maksimum për të ngjallur besim e shpresë për ndryshimin e Shqipërisë sepse elita e re politike e PD-së nuk ka mbi kurriz dhe nuk është e shtërnguar e as e ngarkuar nga zullumet dhe as nga mëkatet as të së shkuarës dhe as të së tashmes korruptive që kanë zhytur elitën e vjetër politike në llum korrupsioni, hajnije e papëgjegjshmërie.
Elita e re politike e PD-së nuk ka pse të afrohet e të bashkëpunojë as me elementë vetmitarë, parazitarë e servilë të këtij tranzicioni si Duka, Shehu, Spahiu , Gjuzi, Ndoka, Mediu e të tjerë të cilët kanë vetëm vulë partie dhe as antarë e as simpatizanë.
Nëse elita e re politike bën gabimin e madh , atë të bashkëpunimit me ata të cilët publiku nuk i do, atëhere kjo do t’i shërbente vetëm zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës.
Elita e re politike duhet të vazhdojë me atë që nisi Basha, ajo nuk duhet të bashkëpunojë me individë të shpallur “non grata” nga SHBA, nga aleati jetik i shqiptarëve,dhe as me elementë e individë ishshërbëtorë e ishspiunë të regjimit komunist, të cilët janë të lidhur ndër vete me njëmijë e një fije krimi, hajnije, korrupsioni, mashtrimi, keqbërje e tradhtie publike.
Elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të përballojë e të sfidojë të gjitha presionet e marifetet mashtruese, intriguese e shpifëse mediatike të elitës së vjetër politike të PS, PD, LSI dhe të të tjerëve të cilet vetëm sa po mashtrojnë e gënjejnë publikun.
Elita e re politike ka përballë jo vetëm politikën e vjetër, por ka përballë edhe median e pështirë, të kapur e të korruptuar prej saj , saqë partitë politike si Partia anti-PS e rilindjes së Ramës, ajo anti-PD e foltores së Berishës dhe ajo e ashtuquajtura si Partia e Lirisë së Ilir Metës janë më së shumti si parti të mediave e të televizioneve në Shqipëri.
Elita e re politike e Partisë Demokratike ka si mision dëbimin nga pushteti të regjimit të Edi Ramës, të cilin fatkeqësisht po e mbajnë patericat Meta e Berisha, pra kundër elitës se re të Partisë Demoratike është e gjithë elita e vjetër politike shqiptare.Këtë duhet ta dije e ta mësojë mirë publiku shqiptar, dhe të mbështesë ndryshimin që do e sjellë elita e re politike e Partisë Demokratike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post 50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,institucioni përfaqësues mëi lartëi shkencës dhe kërkimit shkencor në Shqipëri
Next post Në cilin vit u përkthye në gjuhën suedeze “ Luli i vocërr” i shkrimtarit shqiptar Migjeni”