
Nga Skënder Sadri KAPITI
Komunizmi në Shqipëri ishte boshllëk shpirtëror dhe ateizëm .
Ishte triumfi i humbjeve,
Ekzaltimi dhe entuziazmi i dështimeve
Xhveshje morale,fetare e pasurore.
Antitraditë dhe shkatërrim i patriotizmit, trashëgimisë burrnore e kombëtare.
Ishte detyrim për t’u nështruar dhe servilosur,
Detyrim për të spiunuar e tradhtuar veten,familjen, klasën, popullin dhe të drejten e të vërtetën.
Komunizmi ishte depersonalizim i dinjitetit, ishte ideologji e sundimit të mendimit të gënjeshtërt.
Ishte populizëm antipopullor i populistit demagog e mashtrues .
Komunizmi ishte internacionalizëm antikombëtar
Komunizmi ishte revolucion i dhunshëm i cili nuk u ndërpre derisa u këput dhe dështoi.
Ai mbijetoi mbi tragjeditë, mbi varfërine dhe mbi jolirinë e tmerret që shkaktoi.
Mbijetoi duke rivrarë të vrarët dhe duke persekutuar deri edhe më besnikët e vet.
Komunizmi jetoi deri sa konsumoi dhe hëngri vetveten, derisa u shkatërrua vetë, ai dhe supershteti gjigand që ai ngriti duke gllabëruar gjithcka
E që kishte ndjellë e mbjellë mjerim, frikë e terror te populli i cili i shërbeu fatkeqësisht me besnikëri për 50 vjet.
Komunizmi ishte shtrigë e cila hante edhe kokat e bijve të vet.
Komunizmi ishte diktaturë totalitare, intolerance; ishte perjashtimi , ndëshkimi dhe burgosja e deri ekzekutimi i patriotëve, nacionalistëve dhe i “armiqve”, ku armiq të partisë e të popullit ishin edhe komunistë, ata që mendonin ndryshe nga diktatori ,nga pushteti e partia e tij.
Komunizmi ishte ai i cili dhe pasojat e të cilit shqiptarët po i vuajnë akoma edhe sot,pas 30 vitesh që kur ai vdiq, por që la si trashëgimi komunizmin bastard , neokomunizmin.
Kjo sepse komunizmi socialist la pas fantazmat e hijet e tij , njerëzit me botkuptimin marksist- leninist, pinjollët e tij, neokomunistët maskuar si liberal e demokratë të cilët vijuan si
“diktatorucë” modern të partive politike e të pushtetit të cilët si oktapodë të krimit e korrupsionit fatkeqësisht e sundojnë akoma kohën, tranzicionin, pseudodemokracinë dhe shtetin shqiptar e shoqërinë shqiptare edhe sot.
Diktatura komuniste pasi dështoi si regjim terrori ajo realisht u vetshëmb dhe degjneroi në një regjim tjetër kriminal padrejtësie, krimi gjyqsor, narkotrafiku, reformash “të reja” abuzivizmi, hajdutërie , krimi ,padrejtesie dhe korrupsioni “demokratik” prej të cilit shqiptarët largohen nga Shqipëria.Dhe nuk dihet edhe përsa kohë do vazhdojë dhe deri kur më…?!