Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është duke u raportuar për Kosovën, shkruan lajmi.net.
Në raportin e tij, ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, akuzoi ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për krimet ndaj shqiptarëve dhe serbëve.
Mirëpo, pas kësaj ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Ajo i ka thënë Daçiqit se e gjithë bora e din se të gjitha luftërat e ish-Jugosllavisë janë kryer në sytë e të gjithëve.
“Luftërat e ish-Jugosllavisë janë kryer në sytë e të gjithëve….. dhe ka vetëm një adresë dhe ajo është Beogradi. UÇK nuk ishte kriminele, por ka qenë një forcë e cila është themeluar nga burra e gra të reja për ta luftuar Millosheviqin