Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Ç`thotë gazeta kanadeze “Edmonton Journal” për Kadrush Radogoshin ?

Ç`thotë gazeta kanadeze “Edmonton Journal” për Kadrush Radogoshin ?

Kadrush Radogoshi“Kadrush Radogoshin e njihja që moti. E njihja Kadrushin si poet   ,si shkrimtar ,  si eseist dhe si  kritik letrar në Kosovë; por sot do  ta  kemi një bisedë virtuale me te , se  si e njohin në Kanada .

Para se të shkojmë atje ta themi edhe këtë : “26 vjet më pare, më 28 mars 1989 u arrestuan pa vendim gjykate mbi 237 shqiptarë (kryesisht intelektualë), të cilët pushteti serb në Kosovë i konsideronte “të rrezikshëm për sigurinë publike” dhe u dërguan në izolim e u torturuan barbarisht nëpër burgjet serbe në Leskovc, Prokuple, Vranjë, Beograd etj. Në mesin e tyre isha edhe unë. Poezinë që po e publikoj më poshtë i dedikohet kësaj ngjarjeje.- thot Kadrushi
“Në burgun e Prokuples -Jam i izoluar…I izoluar jam  – nga bari i rritur nëpër bazamente përmendoresh- nga yjtë rojtarë të shikimeve ëndërrimtare – nga ballkonet e vendlindjes të kthyera nga JUGU – nga dritaret e shtëpisë së fëmijërisë – nga logjika e luleve, nga vallëzimet e fluturave – jam i izoluar…”
….. Jam i izoluar_Evropë, të duhet apo s’të duhet -përralla për izolimin ‘dhe mesjetën e ringjallur?!…(1989)
Gazeta “Edmonton Journal” njëra ndër gazetat e mëdha Kanadeze ( 14 rubrika dhe 80 faqe të formatit të madh) kolumnën javore kushtuar letërsisë këtë radhë ia kushtoi Poetit, Shkrimtarit, Kritikut dhe eseistit, (ish Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ) Kadrush Radogoshi. Kolumna u prit shkëlqyeshëm në qarqet letrare Kanadeze. Kolumnen e ribotoi edhe “THE GAZETTE” e Montrealit në anën tjetër të Kanadasë. Qarqet letrare Kanadeze e trajtuan shkrimin si atraktiv, të shkëlqyeshëm e të tjera atribute dhe e publikuan nëpër web-faqet e tyre letrare. ( Përveq në portalet serbe të Kanadasë .fxh )
Pra , të shohim si duhet provokuar Perëndimi me aftësitë tona nga më të mirat e të  bindemi se ata e dinë që jemi pjesë e tyre dhe se nuk kanë se kah të na përplasin . Jemi me rrënjë ; dhe bota pret që ne ta themi vet e pastaj ata i japin hapësirë  mediatike;  qëllimi i së cilës është që të bindin botën se kush janë shqiptarët.
(Ex-Kosovo author makes new start in Edmonton (By Michael Hingston, Edmonton Journal,)

“Edmonton Journal “ shkruan  :“Kadrush Radogoshi ka qenë shumëçka në jetën e tij. Profesor (mësues) në ish Jugosllavi, përkthyes, disident politik, i burgosur politik dhe për më shumë autor i 16 librave të poezisë shqiptare, romaneve, kritikës letrare dhe publicistikës. Mirëpo, gjatë tri vjetëve të fundit ai ka qenë diçka tjetër: Edmontonas. Radogoshi erdhi këtu nga Kosova më 1 Shtator 2010 së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijtë e tyre të rritur dhe ky proces nuk ka qenë nuk ka qenë i lehtë dhe i pabrenga. Ai dhe gruaja e tij i lëshuan vendpunimet e tyre prestigjioze si profesor respektivisht mjek familjar.
Dhe  më tutje lexojmë “Në vitin 1981, kohën e një vale protestash kundër Partisë komuniste sunduese, Radogoshi ishte profesor i shkollës së mesme në qytetin e tij të lindjes Gjakovë. Në një mbrëmje, Radogoshi thot se ishte dëshmitar i ngjarjes kur policët jugosllavë i provokuan dhe pastaj gjuajtën me armë në dy nxënës të tij drejtpërdrejt në mesin e rrugës me shumë njerëz. Njëri nga nxënësit vdiq nga plagët. Ditën tjetër, megjithatë zyrtarë shtetëror erdhën në shkollë dhe u përpoqën ta arsyetonin vrasjen e studentit dhe ta shpallnin atë fajtor. “Një gjë e tillë ishte e palogjikshme,” thot Radogoshi, “dhe unë publikisht kundërshtova.” Ai ka qenë burgosur për përpjekjet e tij. Dhe, më 28 Mars 1989 kur autonomia e Kosovës u revokua nga Sllobodan Millosheviqi, Radogoshi ishte njëri më shumë se 200 intelektualët shqiptarë të arrestuar dhe të burgosur. “Pa kurrfarë vendimi apo aktgjykimi të gjykatës,”

Michael Hingston : “Tash, pas shumë vitesh lufte kundër censurës dhe tiranisë në Kosovë, Radogoshi është i gatshëm të provojë diçka të re në Edmonton. Për një gjë, ai ka filluar të shkruaj anglisht dhe poezia e pare i është përkushtuar mësueses së tij në NorQuest College.  Radogoshi është gjithashtu edhe anëtar i “Borderlines Writers Circle” (Writers-in Exile) në Bibliotekën Publike të Edmontonit, përmes të cilit është paraqitur si pjesëtar e një paneli në “LitFest”- in e sivjetshëm. “Qëllimi im është të botoj ndonjë gjë në anglisht,” thot Radogoshi. “Unë do të përpiqem. Unë trajtoj shumë motive universal. Ato janë të njëjta gjithkund. Por, pikëvështrimi im është i ndryshëm, sepse unë vie nga një realitet tjetër. Unë vij nga ferri.”

“Unë vi nga ferri !  “një fjali që në qarqet serbe të Kanadasë kishte pasur jehonë të madhe ne sensin negativ  se pse   Kadrush Radogoshi , me këtë tregonte që deri para luftës (1999 ) Kosova ishte shndërruar në ferr për shqiptarët; pra nuk ishte ajo  Kosova se si e përshkruanin serbët në arsyetimin e tyre para botës.

Jemi me rrënjë ; dhe bota pret që ne ta themi vet e pastaj ata i japin hapësirë mediatike;  qëllimi i së cilës është që të bindin botën se kush janë shqiptarët. Serbët nuk prajnë së poshtëruari kudo që janë; paramendoni aty ku  Kadrushi thotë : “Në vitin 1981, kohën e një vale protestash kundër Partisë komuniste sunduese…..” shikoni reagimin serb në portalin “Republican Riot : shkruar nga Julia Gorin thuhet që demonstratat e vitin 1981 ishin “ nostalgji fashiste- Otomane e rinisë  së Kosovës.”
E shihni ? se ku gjuajnë serbët .!!!!!

(If life here in Edmonton has sometimes been difficult, it’s nothing compared to what Radogoshi has already endured. In 1981, amid a wave of protests against the ruling Communist party [does he mean the fascio-Ottoman-nostalgic Albanian race riots of 1981?],)

Por sidoqoftë , ne Kadrushit i dëshirojmë shumë suksese në prezantimin  e vlerave shqiptare në Kanada.
Fahri Xharra
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch