Daçiq në takim me homologun e tij rus Lavrov, falënderon Rusinë që s’e pranon pavarësinë Kosovën
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë takimit me homologun e tij rus Sergey Lavrov, në Moskë, ka shprehur “shumë lëvdata e falënderime” për Federatën Ruse, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne jemi fort falënderues ndaj Rusisë, kur vije puna te mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Përkrahja që na ofroni sa i përket Kosovës, është shumë e rëndësishme për ne. Dhe personalisht të falënderoj ty për mirëkuptimin dhe ndihmën e madhe që na ke ofruar, në secilën situatë , kur ne ju kemi kërkuar ndihmë”, ka deklaruar Daçiq.
Kurse, Lavrov i cilësoi raportet ruso-serbe të jashtëzakonshme. Në takim njoftohet se është thënë se meritë për këtë aleancë kanë presidentët e dy shteteve.
Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është ndër presidentët e rrallë që i dërgoi letër uruese për rizgjedhje në krye të Kremlinit, Vladimir Putinit. Ky proces zgjedhor kontestohet nga bota perëndimore. Ndërkohë që janë bërë dy vjet qëkur Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të Ukrainës.
Serbia përkundër thirrjeve të shumta ndërkombëtare, deri tani ka refuzuar që t’i vendos sanksione Rusisë.
Më shumë storie
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...

Average Rating