Publicisti dhe drejtuesi i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj ka denoncuar Marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit , duke e vlerësuar si tërësisht antishqiptare.“Kjo Marrëveshje bëhet në momentin kur kombi shqiptar përgatitet të festojë 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë natyrale. Me këtë marrëveshje fituan serbët, fitoi nacionalizmi serb dhe ata që humbën janë shqiptarët. Me këtë marrëveshje, Kosova u largua më shumë nga Shqipëria dhe u afrua më shumë me Serbinë. Me këtë marrëveshjeSerbia dhe Kosova u lidhën edhe me fusnotë, përderisa pranohet rezoluta 1244 dhe mendimi i GJND. Me këtë marrëveshje u hodhën themelet e Konfederatës së ardhshme Serbi-Kosovë”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Koço Danaj.
RTV Presheva