Home » Lajme, Ndërkombëtare » Danezët britanikëve: Edhe ne e urrejmë BE-në, por po qëndrojmë

Danezët britanikëve: Edhe ne e urrejmë BE-në, por po qëndrojmë

Përveç kësaj, ata kanë frikë se euroskeptikja, Danimarka, mund të humbasë aleatin e saj kyç në Bruksel.
Cameron“Ne në Danimarkë kuptojmë skepticizmin tuaj në lidhje me BE-në, mund të jetë më mirë se çdo vend tjetër. Tri herë votuam kundër Bashkimit – më 1992, 2000 dhe 2015 – por kurrë nuk kemi votuar për dalje nga blloku”, shkruan gazeta e krahut të djathtë, transmeton AFP.

“Të qëndojmë dhe të luftojmë për më shumë zgjidhje më të mira dhe më të qëndrueshme evropiane”, nxit gazeta daneze, duke shtuar se zëri i Britanisë në BE është i nevojshëm për shkak të “luftës për të tregti të lirë dhe zbutjen e rregullave dhe burokracisë”.

Danimarka është një anëtar i BE-së që nga viti 1973, por hodhi poshtë Traktatin e Mastrihtit në një referendum në vitin 1992 dhe e ka pranuar edhe vitin e ardhshëm, kur edhe i lejohet të qëndrojnë jashtë eurozonës për të ruajtur pavarësinë e saj të mbrojtjes, drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Votuesit danezë e hodhën poshtë përfshirjen në eurozonën në vitin 2000 dhe propozimin që të pezullohen disa nga përjashtimet e Danimarkës në lidhje me ligjin e BE-së, pa hedhur poshtë një referendum në dhjetor të vitit të kaluar.

albinfo.ch

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch