DASH demanton rëndë Kurtin për Dialogun Strategjik: Të pasakta deklarimet e tij
Suspendimi i Dialogut Strategjik “është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
“Çfarëdo sugjerimi që kjo ka të bëjë me Serbinë apo akterë të jashtëm është e pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga çështjes thelbësore në pyetje”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale referuar deklarimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
”Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë”.
”Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, tha zëdhënësi i DASh-it për Nacionale.
“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
”Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdestare. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.
Më shumë storie
Barack Obama: Amerikanët duan një politikë që bashkon, jo që përçan
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të së martës, duke theksuar...
Trump pranon humbjen, shmang përgjegjësinë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit, të cilat sollën humbje për Partinë...
SHBA: Humbja e kontrollit të Kongresit, një sfidë e njohur për presidentët amerikanë
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA kanë sjellë një tjetër goditje për presidentin Donald Trump, pasi Demokratët kanë arritur të marrin...
Mos të jemi indiferentë ndaj rinisë sonë!
Emine S. Hoti (Me banim në Norvegji) Nënkryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë „Papa Klementi XI Albani” në...
OKB, Konjufca: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë në Kosovë
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha se Serbia po vazhdon kërcënimet ndaj...
OKB, SHBA-ja kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Misioni e ka tejkaluar qëllimin e tij
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Tammy Bruce, ka kërkuar mbylljen e misionit të UNMIK-ut...

Average Rating