Debati Harris-Trump, kritikojnë ashpër qëndrimet politike të njëri-tjetrit

Read Time:1 Minute, 33 Second

Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u shoqërua me polemika luftarake mbi ekonominë, emigracionin, abortin, kujdesin shëndetësor dhe politikën e jashtme.

Zëvendës-presidentja dhe kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e nëntorit, Kamala Harris dhe ish-presidenti dhe kandidati republikan për president kanë mbajtur debatin e parë në televizion për zgjedhjet që ka zgjatur 90 minuta dhe ka qenë i zjarrtë.

Debati është mbajtur në Filadelfia. Kandidatët presidencial janë përplasur për çështjet e ekonomisë, abortit dhe emigracionit.

Harris ka thënë se njerëzit po largohen para përfundimit të tubimeve të Trumpit nga, siç ka thënë “lodhja dhe mërzia” ndërsa Trump ka thënë se në tubimet e Harris, njerëzit nuk shkojnë fare.

Ish presidenti Trump ka kritikuar kandidatën demokrate për të dhënat rreth emigracionit dhe kufijve si dhe ndryshimin e pozicioneve të kandidates demokrate, ndërsa Harris i ka vënë fajin

Trumpit për ndalimin e abortit si dhe për sulmet e 6 janarit në Kongres.

Sipas sondazheve kandidatja demokrate ka fituar debatin, por Trump ka thënë se Harris ka humbur keq në debat.

Sipas të gjitha gjasave, ky është debate i parë dhe I fundit I tyre para zgjedhjeve të 5 nëntorit. Pak kohë pas përfundimit të debatit, këngëtarja e njohur dhe me ndikim Taylor Swift i ka dhënë përkrahjen kandidates demokrate. Ajo në rrjetin social Instagram e ka quajtur “lidere të lindur”.

Kurse zëvendës-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, duke falënderuar kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar për nderimin e dedikuar viktimave të 11-Shtatorit, tha se falënderon gjithashtu edhe popullin e Kosovës për mbështetjen e palëkundur kundrejt SHBA-së.

Ajo tha se jetët e humbura nuk janë vetëm të SHBA-së, por edhe të vendeve të tjera gjithandej botës.  Sulmi i 11-Shtatorit ishte sulm ndaj lirisë dhe demokracisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kristofer Hill: Qëndrimi i SHBA-së për sulmin në Banjskë është i njohur mirë
Next post Ardita Sinani ndalohet në kufi, Kamberi: Serbia larg demokracisë