
Debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill, publikohet agjenda
Asambleja Parlamentare e KiE ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror ku konfirmohet se me 18 prill kjo asamble do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Sipas agjendës, diskutimi do të nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë për dy orë e gjysmë.
Në këtë diskutim do të ketë prezantim të raportit nga Raportuesja për Kosovën, Dora Baokyannis, Azdeh Rojhan nga Suedia dhe Beatrice Fresko Rolfo nga Monaco.
Pas debatit do të ketë edhe votim dhe nëse Kosova kalon me sukses këtë fazë, votimi që pritet të ndodh në maj në Këshillin e Ministrave të KiE do të jetë ai që do të përcaktojë nëse Kosova do të arrijë të anëtarësohet në Këshill të Evropës.
Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KiE miratoi pasditen e së mërkurës opinionin e raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.
Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë.


Më shumë storie
Reagimet pasi Gjykata Speciale nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait
Gjykata Speciale në Hagë nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të...
SHBA: Rinis dërgimi i ndihmave ushtarake amerikane në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje...
Volodymyr Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe: I takon Rusisë të bëjë paqe
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara...
Mark Rutte në Sarajevë: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar...
Marco Rubio: Veprimet e Dodikut kërcënojnë stabilitetin e Bosnjës
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka reaguar ndaj veprimeve të presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, duke i cilësuar...
Linz: Shkëlqen Laura Fazliu, rrëmben medaljen e bronztë
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu ka vazhduar me formën e mirë në turneun e xhudos në Linz të Austrisë. Garuesja...
Average Rating