
Deklaratë për Opinion
Lidhur me publikimin, se në Malësi të Bujanocit,në vitin 2005,jan mbajtur takimet e para të vendlindjes
Më 12 janar 2025, në portalin http://www.kosovalindore.com, dhe në disa rrjete sociale, është publikuar shkrimi autorial, me titull: ’’Dy dekada nga mbajtja e takimeve të vendlindjes ’’MALËSIA E BUJANOCIT’’,2005-2025’’, këtë vështrim mbi takimet, është cekur se takimet e vendlindjes kan filluar të mbahen më 14 gusht 2005. Andaj arsyeja e vetme është që përmesë kësaj deklarate të hapur publike, në interes të gjithë opinionit gjërë e ndiej obligim të sqaroj se takimet e para të vendlindjes jo nuk kan filluar të mbahen në vitin 2005, por sipas shenimeve pas publikimit të shkrimit posedoj dhe të njëjtat më jan afruar formën e shkruar, duke argumentuar dhe rezulton se në Malësin e Bujanocit, sakësisht në fshatin Novosellë të Epërme (Feraj),
Takimet e Vendlindjes janë organizuar për herë të parë më datën 9 maj 1992.
Pra, i bie që në Malësin e Bujanocit, nuk qëndron se takimet e vendlinjes kan filluar të mbahen në vitin 2005, por faktikisht në vitin 1992, dhe pas vitit 1992, në Malësi të Bujanocit takime të organizuara të vendlindjes jan mbajtur edhe pas demilitarizimit të UÇPMB-së, dhe marrëveshjesë së Konçulit, është fjala pas datës 20 maj të vitit 2001.Se në cilën datë jan mbajtur këto takime të vendlindjes, kush ishin organizatorët, autori i kësaj deklarate, nuk posedon të dhëna.
Në mungesë të shenimeve nga viti 1992 deri në vitin 2001, në mesë të ketyre viteve, a ka patur të organizuara takime të vendlindjes, nuk jam në dijeni. Nga viti 2001 deri në vitin 2005, a kishte në ndonjë fshat të Malësisë së Bujanocit të organizuara takime të vendlindjes, po ashtu nuk posedoj të dhëna.
Edhe pse kam bërë disa përpjekje që të kem në posedim shenime të sakta në realizim sa më objektiv të kësaj deklarate, por nuk kam arrit dot. Po ashtu në takimet e para të vendlindjes dhe në takimet e dyta të vendlindjes, jo nuk kam arrit të siguroj shenime, se kush ishte Kryetari i Këshillit Organizativ i këtyre takimeve, anëtarët kush ishin, sa ishin pjesëmarrës orientimisht e të ngjashme. Po ashtu i rikujtojm opinionit të gjërë se në Malësin e Bujanocit, dihet mirëfilli ka patur edhe organizim për kthim të dëbuarëve, zhvendosurve dhe shpërngulurve, ky aktivitet ka ndodhur pas demilitarizimit të UÇPMB-së, dhe marrëveshjesë së Konçulit, po ashtu edhe për këtë aktivitet pas shumë përpjekjeve dhe insistemive, jo nuk kam arritur të posedoj asnjë të dhën formës së shkruar, se kush ishte organizator i këitij aktiviteti, i interesit vital të përgjithshëm.
***
Mbesim me shpresë se të gjitha aktivitet e zhvilluara, dhe organizime që jan mbajtur para vitit 1999 dhe aktivitete pas vitit 1999-të, një ditë të shenohen duke u grumbulluar-përmbledhur në një botim të përbashkëtë.
Të gjitha pjesët tjera nga shkrimi në fjalë, mbesin dhe vazhdoj të mbaj qëndrimin se manifestimi i aktiviteteve gjithëpërfshirës që shenon jubileun e takimeve të vendlindjes, kur do që organizohet, do të duhej përfshit gjithë përfaqësueit e fshtarave. Shtoj se jam kundër asaj që meritën për organizime të mundohen të zotërojn, të mundohen të përvetësohet, të vjedhin, të bëjnë të tyre, si një plaçkë, një përpjekje e pa bazë që po mundohen të krijojn kinse një efekt, kapital të momentit medial, duke u munduar të bëjn të shfrytëzueshme a të përdorshëm për poena. Jam kundë asaj që nga një individ, qoftë grup apo parti politike, që mundohet të organizohen e mbahen nën patronatin e tyre, gjithnjë që mos të shtrembërohet, asnjë datë, të mos anashkalohet asnjë aktivitet e kontribudhënës, të mos i mohohet kontributi, inciativa, aktiviteti, merita dhe sakrifica e askujt që ka kontribuar, në forma të ndryshme, në mbajtjen gjallë të frymës shqiptare në Malësin ton. Uroj që manifestimi i takimeve JUBILARE të shenohet ashtu si i ka hije një Jubileut, nga gjithë përfaqësuesit e fshatrave.
***
Në fund të këtij sqarimi, e kam ndier obligim ndaj opinionit të gjërë, të sjellë në kujtesë duke theksuar se takimet e vendlindjes nuk jan mbajtur për herë të parë në vitin 2005, por me sa dijm, jan mbajtur për herë të parë në vitin 1992.
Kërkojmë ndjesë, me shpresë se do të mirëkuptohem, jo vetëm për gjithë kontribuesit që kam konsiderat se kan kontribuar e po vazhdojn për të mirën e Malësisë së Bujanocit, po vazhdojn të jen meritor, kontributdhënës dhe shumë aktiv, edhe veprimtarë, rinia studentore, Mërgimtarë, Mësues e Veteran të arsimit, intelektualë dhe Donator, e mbi të gjitha kjo është një përmisim për të plasuar të vërtetën, atë që njëmendë ka ndodhur për gjithë opinionin e gjërë, se takimet e vendlindjes në Malësin e Bujanocit në përvjetorin JUBILAR, kan filluar të mbahen para 33 viteve.
I përkujtojmë të rënët e të gjitha kohrave dhe ata që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit . Të përjetshme qofshin veprat e tyre!
Autor i deklaratës për opinion është Refik HASANI 5 korrik 2025

*Shenimet se takimet e vendlindjes janë organizuar për herë të parë më 9 maj 1992, më jan ofruar, më datën,08.05.2025.
**Vegza mbi publikimin e shkrimit:http://www.kosovalindore.com/dy-dekada-nga-mbajtja-e-takimeve-te-vendlindjes-malesia-e-bujanocit2005-2025/
Average Rating