Home » Lajme, Ndërkombëtare, Opinione » DEKLARIMET ELEKTORALE PËR DIASPORËN

DEKLARIMET ELEKTORALE PËR DIASPORËN

Po i dëgjoj subjektet politike që janë̈ ne pushtet për mbi 20 vite duke deklaruar se  tani u paska ra ndërmend që po ekzistojka diaspora dhe se janë pro asaj që zëri i diasporës të degjohet në Parlamentin e Kosovës. Vallë, ku ishin këto parti dhe liderët e tyre deri sot,  kur dihet mirë se ato  ishin bartëse te pushtetit. Pse nuk e ndërmorën asnjë̈ veprim konkret për diasporën deri me sot. Kam një bindje se madje edhe qëllimisht e kanë injoruar dhe abstrahuar komunitetin dhe diasporën si tërësi, sepse komuniteti ua prish rahatin klasës se krijuar politike.

Le të më thotë dikush se a e kanë  realizuar ndonjë takim me komunitetin tonë  këta ish zyrtarë apo udhëheqës të partive. Jo, nuk e kanë bërë një gjë të tillë sepse me më shumë kënaqësi dalin e pozojnë krahë për krah me ndonjë biznesmen në ndonjë restorant ekskluziv të New Yorkut sepse komuniteti është jo i rëndësishëm për pushtetarët.

Po ashtu këto parti politike brenda komunitetit kanë edhe levat e tyre që hiqen si kinse “neutralë e patriotë” ndërsa  në mënyrë perfide tentojnë që ta ulin dhe ta neutralizojnë rëndësinë e komunitetit.

Diaspora dhe komuniteti i kuptojnë mirë këto lojëra, prandaj bëhuni të sinqertë e leni pallavrat elektorale se nuk jemi në ëndërr.

Diaspora është mbushur mend.

Esad Gjonbalaj,

14 Janar 2021 NY

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress